Përmes një njoftimi për media nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, në orët e mbrëmjes së të shtunës, në dy lokacione të ndryshme kanë arrestuar dy persona të cilët ishin të kërkuar me urdhëresa nga gjykata për vepra të ndryshme penale.
“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, dy të dyshuarit janë dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.


