Në Leposaviq janë sulmuar gazetaret nga protestuesit serbë, të cilët po qëndrojnë që nga mëngjesi para komunës.
Në mesin e gazetarëve të sulmuar ishte edhe ekipi i RTK-së. Xhiruesi Bardh Bekteshi, ka pësuar lëndime trupore, pasi është rrëzuar në tokë dhe i është thyer edhe kamera.
Protestuesit serbë në Leposaviq kanë gjuajtur me shok-bomba në drejtim të gazetarëve, ndërsa këto veprime i bënë derisa ministri Elbert Krasniqi po largohej nga objekti komunal me veturë.
Stacioni policor në Leposaviq është në gjendje gatishmërisë. Ndërkohë bëhet e ditur se është sulmuar me ngjyrë vetura e ministrit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi i cili ka qëndruar sot në Leposaviq, ku edhe është takuar me kryetrarin e kësaj Komune, Lulzim Hetemin.


