Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi që ai ka kanosur me jetë prindërit e tij.
Rasti ka ndodhur të enjten në Pejë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kanosur me jetë prindërit e tij kosovarë. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.


