Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin reshje shiu, intensiteti i të cilave do të jetë më i dobët.
IHK njofton se reshjet më të fokusuara do të jenë në relievin malor.
Temperaturat maksimale gjatë ditës pritet të shkojnë deri në 25 gradë Celsius, ndërsa minimalet do të jenë në 11 gradë Celsius.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.


