KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ish-hetuesi policor në veri: Pjesëtarët e “Mbrojtjes Civile” stërviteshin në poligone ushtarake të Serbisë – “Llune” kryente krime në rrugë
Siguri

Ish-hetuesi policor në veri: Pjesëtarët e “Mbrojtjes Civile” stërviteshin në poligone ushtarake të Serbisë – “Llune” kryente krime në rrugë

KosovaNewss
KosovaNewss 18:01 -13/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-hetuesi policor në veri, Murat Mehmeti ka thënë se gjatë kohës së tij në detyrë kishte pranuar informacione se pjesëtarët e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” po kryenin ushtrimet në poligone ushtarake.

Mehmeti ka thënë se dihet për dy lokacione të tilla, të dyja në territorin e Serbisë.

“Për Mbrojtjen Civile, kam pasur informacione se ushtrohen në poligone ushtarake, të paktën dihet për dy poligone ushtarake. Njëra ishte në një kazermë në një qytet para Beogradit. Aty kanë qenë të trajnuar, janë pajisur me armë jo të brezit por edhe mina antiblindë..”, ka treguar ai.

Ishte Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ai i cili njoftoi se Policia e Kosovës ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile”.

Se kush është ai, Mehmeti ka treguar se Milun Milenkovic, i njohur si “Llune”, ishte  i angazhuar dikur si një person që kryente krime të rrugës.

Ish-hetuesi Mehmeti ka treguar se krime të tilla parashihnin pengimin e jetës së qytetarëve të veriut.

”Një nga personat e angazhuar për krime në rrugë të cilat kanë pasur për qëllim pengimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe pengimin e banorëve që të iu pamundësohet jeta në pjesën veriore, ky ka qenë njëri nga personat”.

“Më herët ka qenë njëri  nga personat e angazhuar i cili ka kryer krime të rrugës. Krime të rrugës kanë pasur qëllim ta frikësojnë popullatën, ta pengojnë lëvizjen e lirë dhe të iu pamundësojnë jetën qytetarëve të veriut. Ekipi vëzhgues, strukturat e tjera kanë përcjellë qytetarë të cilët janë targetuar si viktima të sulmit dhe ky me disa, besoj se ka edhe një klub”

“Edhe atëherë e ka pas. Ka qenë pronar i një klubi (fitnes, kickbox) kur kanë ushtruar djem të rinj. Kemi  pasur disa raste të sulmeve, ku viktimës i ka thyer nofullën”, ka rrëfyer tutje Mehmeti në një intervistë në RTV Dukagjini,.

Me anë të një postimi në Facebook, ministri Sveçla ka thënë se gjatë arrestimit të “Llune”, janë sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës me ç’rast tre nga ta janë lënduar lehtë.

Veprat për të cilat dyshohet “Llune”, i arrestuari në veri nga Policia e Kosovës
Sveçla njofton për arrestimin e njërit nga organizatorët e sulmeve ndaj KFOR-it, tre policë të lënduar në aksion

Gjithashtu lexoni:

Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende

Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës

Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë

Karabinierët italianë të KFOR-it patrullojnë në veri të vendit

Prokuroria kërkon paraburgim për tre persona për vrasjen e rëndë në Prizren

KosovaNewss 13/06/2023 13/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?