KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Stadiumi, fluturimi dhe hoteli… Sa kushton finalja e Champions League?
Sport

Stadiumi, fluturimi dhe hoteli… Sa kushton finalja e Champions League?

Kosova News
Kosova News 14:54 -09/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Finalja e Champions League është ndeshja që të gjithë e ëndërrojnë, por ku jo të gjithë mund të jenë të pranishëm. Edhe pse udhëtimi “low-cost” mbetet një alternativë për tifozët, duke përllogaritur çmimet mesatare për europianët, shpenzimi për sfidën më spektakolare të vitit është i konsiderueshëm.

Biletat vajtje-ardhje të avionit, të prenotuara vetëm pak kohë përpara ndeshjes nga thuajse të gjitha qytetet europiane, kushtonin deri në 500 euro për person.

Çmimi i pjesës më të madhe të biletave në stadiumin “Ataturk” arriti deri në 690 euro. UEFA i la në dispozicion të dy klubeve nga 20 mijë bileta për t’i shpërndarë te tifozët.

Sigurimi i hotelit, apo i një krevati për të kaluar natën është shqetësimi më i vogël në Stamboll. Duke qenë një qytet i madh dhe i mësuar me fluks turistësh, problemi mbetet vetëm te çmimi. Në fundjavën e finales mund të prenotoje hotele në të cilat çmimi niste nga 100 euro, ndërsa në strukturat luksoze, ofertat e kalojnë 1 000 euro natën.

Lehtësi ka rruga drejt stadiumit, ku mund të shfrytëzohet transporti publik me autobus, metro dhe tram, përveç taksive apo furgonëve lukzosë të dedikuar.

Për sa i takon ushqimit, konsumit të pijeve, dhuratave dhe vizitave turistike, me alternativat e shumta që ekzistojnë, do të ishin të mjaftueshme 200-250 euro në ditë.

Me laps dhe letër në dorë, udhëtimi në Stamboll dhe prania në stadium në finalen e Champions i ka kushtuar tifozëve mbi 2 300 euro për një fundjavë.

Një xhiro e jashtëzakonshme biznesi për Turqinë e gjunjëzuar nga kriza. Në stadium do të jenë të pranishëm 75 mijë tifozë, ndërsa qyteti do të ketë qindra mijëra vizitorë që do ta ndjekin ndeshjen nëpër sheshe.

Gjithashtu lexoni:

Basha: Ne po përpiqemi, bllokues janë ata që votojnë kundër

Minimi i radhës, nesër bllokohet disa orë qarkullimi i trafikut në këtë segment rrugor

Parashikimi i motit për këtë javë

Bashkimi mposht Trepçën në finalen e pestë

Arsenali mposht Newcastlen

Kosova News 09/06/2023 09/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
clear sky
12° _ 8°
77%
7 km/h
Mon
20 °C
Tue
20 °C
Wed
21 °C
Thu
20 °C
Fri
20 °C

Lajmet e Fundit

IKSHPK për mbeturinat në Prishtinë: Shtojnë përhapjen e sëmundjeve infektive
15:00 -19/05/2025
Dëmi mbi 412 mijë euro, 7 zyrtarë dhe një biznesmen nën aktakuzë për keqpërdorim të pozitës dhe mashtrim në prokurim publik
14:44 -19/05/2025
Policia fton qytetarët për bashkëpunim, në rastin e gjetjes së foshnjës në mbeturina
14:16 -19/05/2025
Veteranët i çojnë letër komisionerit të BE-së: Specialja u shndërrua në diçka tjetër
13:52 -19/05/2025
Spitali i Përgjithshëm në Pejë pajiset me laser për trajtime urologjike
13:31 -19/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?