Mëngjesin e sotëm ka pasur informacione për mjete shpërthyese të vendosura në ndërtesën e Kuvendit dhe në shumicën e shkollave në të gjithë Malin e Zi.
“Policia është njoftuar për raportime për bomba në disa shkolla në Mal të Zi, por edhe në ndërtesën e Kuvendit, e cila është evakuuar. Në përputhje me procedurat e përcaktuara, Drejtoria e Policisë ndërmerr të gjitha aktivitetet në juridiksionin e saj”, njofton Drejtoria e Policisë në Twitter.
@PolicijaCG obaviještena je o dojavama o postavljenim eksplozivnim napravama u školama u nekoliko gradova u ??, kao i @SkupstinaCG.
— Uprava policije Crne Gore (@PolicijaCG) June 8, 2023
?U skladu sa utvrđenim procedurama @PolicijaCG preduzima sve aktivnosti iz svoje nadležnosti.
Për këtë rast po ndërmerren masa dhe veprime, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
Raportet për mjete shpërthyese u morën me e-mail.
Prindërit e fëmijëve që ndjekin mësimet në ato shkolla dhe kopshtet u ftuan të vinin të merrnin fëmijët e tyre. Mësimi është ndërprerë dhe siç mëson RTHN, mësimi nuk do të zhvillohet as në turnin e pasdites.


