Sot është hapur edicioni i 23-të i Panairit të Librit në Prishtinë.
Herët në vizitë erdhi edhe kryeministri Albin Kurti i cili u takua në hyrje me kryetarin e parlamentit, Glauk Konjufcën.
Panairin herët e vizituan edhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, krytari i Prishyinës, si dhe shumë zyrtarë tejrëv të institucioneve.
Për vizitë në këtë panair ka arritur edhe shkrimtari shqiptar me nam botëror, Ismail Kadare, i cili është mysafir special i Panairit të Librit.
Për ta pritur Kadarenë dolën edhe kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, si dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga 9:00 deri në 20:00.
Sivjet do të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora, ku do të ketë dy mijë tituj të rinj.
