Policia e Kosovës njofton se një person është plagosur të shtunën në Podujevë.
Sipas raportit 24-orësh të Policië, viktima dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga dy të dyshuar, të cilët gjenden në arrati.
“Podujevë 03.06.2023 – 00:53. Viktima mashkull kosovar, është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi që është plagosur me armë zjarri nga dy të dyshuar meshkuj kosovar. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, dy gëzhoja dhe rreth 7.1 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë. Të dyshuarit gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.


