KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti dhe Vuçiqi refuzojnë të takohen për dialog
Politikë

Kurti dhe Vuçiqi refuzojnë të takohen për dialog

Kosova News
Kosova News 20:41 -30/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

As kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por as presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk kanë gatishmëri që të takohen shpejt në Bruksel.

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dështuar që t’i bindë ata për një takim të shpejtë.

Kështu tha korrespondentja e RTK-së nga Brukseli, Gjeraqina Tuhina.

Ajo tha se Bashkimi Evropian është duke shqyrtuar që do të ndërmerren ndaj palëve që refuzojnë de-përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës.

Ajo tha se Brukseli zyrtar është duke u marrë shumë seriozisht me këtë situatë dhe është shumë i shqetësuar, aq sa edhe Shefi i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, sot foli për gjendjen në Kosovë, pas një takimi nuk kishte fare lidhje me Kosovën.

“Ai tha se u ka bërë kërkesë autoriteteve të Kosovës që të pezullojnë aktivitetet policore në komunat në veri, kurse kërkon nga protestuesit që të ndërprenë protestat e dhunshme, por nuk mos iu referuar përkatësisë etnike, edhe pse në kërkesën e parë ishte e qartë se ka të bëjë me veriun e Kosovës”, tha gazetarja Tuhina.

Sipas saj, asnjëherë në porositë e Brukselit nuk i referohen asaj se çfarë duhet të bëjnë kryetarët e komunave të zgjedhur, por u tha se po punohet direkt me ta përmes ambasadorëve për hapat që ata duhet të ndërmarrin.

“Por thuhet se edhe kryetarët e komunave janë në presion të Prishtinës zyrtare, andaj siç u shpreh edhe një zyrtar i këtushëm, i gjithë presioni tani është mbi kryeministrin Albin Kurti”, tha Tuhina.

Ajo rikujtoi se shefi i diplomacisë evropiane, e ka konfirmuar se edhe mbrëmë vonë ka diskutuar edhe me presidentin serb, Vuçiq e sot në mëngjes edhe me kryeministrin e Kosovës, Kurti dhe se po bëhet çmos që të organizohet një takim urgjent i liderëve.

“Rasti ideal ishte që takimi të mbahet në Bratislavë ku po mbahet një konferencë ndërkombëtare, por duket se të gjitha përpjekjet kanë dështuar sepse nuk ka shkuar as Kurti që ishte pjesë e panelit e të njëjtën e ka bërë edhe Vuçiq”.

Sipas Tuhinës, nuk ka gatishmëri që palët të takohen ad-hoc për nesër. “Lajçak duket se nuk ka pasur sukses që t’i bindë palët”.

Gjithashtu lexoni:

Bie për 3 centë çmimi i naftës, MINT-i publikon tarifat e reja

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në

Prokuroria: Radojeviqi bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut

Kosova News 30/05/2023 30/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
64%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
32 °C
Fri
35 °C
Sat
34 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

MINTI zgjeron kapacitetet e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut
12:50 -05/08/2026
I kërkuar nga shteti dhe ndërkombëtarët, Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgimin e të dyshuarit për disa vepra penale
12:13 -05/08/2026
Dy kosovarë arrestohen në Shkup, iu gjetën para të falsifikuara në vlerë prej 230 mijë eurosh
11:43 -05/08/2026
Hapet thirrja për aplikim për Pagesat Direkte 2026 në Komunën e Podujevës
11:02 -05/08/2026
MIT: Vazhdojnë investimet në Prishtinë, 9 milionë për tri projekte rrugore
11:00 -05/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?