Hetuesit policor nga Drejtoria e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës gjatë ditës së sotme kanë arrestuar tre zyrtarë të Postës në Ferizaj.
Burime të KosovaNews thonë se deri tek arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata dyshohet se kanë bërë keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Kujtojmë se kohën e fundit Drejtoria e Krimeve Ekonomike ka qenë mjaft aktive në goditjen e rasteve të korrupsionit në institucione të ndryshme të Kosovës.
Kohë më parë janë arrestuar disa presona në Komunën e Vitisë për një rast të korrupsionit, kurse në Gjakovë është arrestuar një zyrtar që ka keqpërdorur detyrën zyrtare.