KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Daçiq përsërit frazën se forcat e armatosura të Serbisë janë në gatishmëri: Shqiptarët nuk mund të jenë kryetarë në komuna
Politikë

Daçiq përsërit frazën se forcat e armatosura të Serbisë janë në gatishmëri: Shqiptarët nuk mund të jenë kryetarë në komuna

Kosova News
Kosova News 09:26 -29/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se detyrë e KFOR-it është “t’i pamundësojë aktet e njëanshme të Prishtinës”, e “jo t’i pengojë punonjësit të hyjnë në ndërtesat [komunale]”.

“Tani po i ruajnë kryetarët me pretekstin e ruajtjes së paqes. Duket se po i ruajnë nga pronarët e objekteve, serbët, nga ata që punojnë atje, që janë të punësuar atje. Nuk mund të jenë kryetarë në komunat serbe, ku serbët nuk i kanë zgjedhur”, tha Daçiq për Radio-Televizionin e Serbisë.

Ai shtoi se forcat e armatosura të Serbisë janë në gjendje gatishmërie.

Autoritetet serbe kanë vendosur që forcat e tyre të armatosura të mbeten në nivelin më të lartë të gatishmërisë deri në një njoftim të radhës, për shkak të situatës në veri të Kosovës.

Më 29 maj, grupe të serbëve lokalë po protestojnë në veri, duke kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë të Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Përveç pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, në veri ka prezencë të shtuar të pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

KFOR ka parandaluar serbët që t’i afrohen ndërtesave komunale në veri të Kosovës.

Policia e Kosovës bëri të ditur se protestat në veri po vazhdojnë.

Policia del me njoftimin e fundit për situatën në veri: Protestuesit shfaqën dhunë, situata tani është nën kontroll

Bashkësia ndërkombëtare ka fajësuar Qeverinë në Prishtinë për rritjen e tensioneve në veri.

Më 26 maj, në komunat veriore, serbët lokalë u përleshën me Policinë e Kosovës, teksa kjo e fundit asistoi kryetarët e rinj që të hynin në zyrat komunale.

Hyrja e tyre në ndërtesat komunale nga faktori ndërkombëtar u cilësua si “hyrje me forcë” dhe nga Qeveria e Kosovës u kërkua që të mos ndërmarrë “hapa të njëanshëm dhe destabilizues”.

Por, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se i kupton shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë, por “çdo opsion tjetër do të ishte mospërmbushje e obligimeve kushtetuese”.

Kryeministri Kurti bisedë telefonike në mesnatë me Borrellin, flasin për situatën në veri

Zgjedhjet lokale në veri u mbajtën më 23 prill, pasi nëntorin e kaluar, krerët e katër komunave veriore, nga Lista Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës – dhanë dorëheqje.

Kjo parti i braktisi të gjitha institucionet e Kosovës, për shkak të vendimit të Qeverisë në Prishtinë për të kryer procesin e riregjistrimit të makinave me targa ilegale serbe në targa RKS (Republika e Kosovës).

KFOR-i amerikan rrethon Komunën e Leposaviqit me tela me gjemba (FOTO)

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Guerot: Franca mbetet aleate e besueshme e Kosovës

Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Ministri Konjufca uron Përfaqësuesin e ri të BE-së, shpreh gatishmërinë për bashkëpunim në forcimin e mëtejmë të partneritetit

Kosova News 29/05/2023 29/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE
12:10 -14/07/2026
Rikhehet në funksion A4-shi, pas riparimit vjetor
11:41 -14/07/2026
Kushtet në Pediatri, reagon PRAK-u, kërkon hetim transparent dhe mbrojtje të pacientëve
11:24 -14/07/2026
Guerot: Franca mbetet aleate e besueshme e Kosovës
11:04 -14/07/2026
Sonte gjysmëfinalja e Botërorit, Spanja apo Franca në finalen e madhe?
10:34 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?