KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » AP: Përpjekja e Serbisë për të dërguar trupa në Kosovë, nënkupton konflikt me NATO-n
PolitikëSiguri

AP: Përpjekja e Serbisë për të dërguar trupa në Kosovë, nënkupton konflikt me NATO-n

Kosova News
Kosova News 14:54 -27/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Serbia të shtunën dënoi paqeruajtësit e NATO-s të stacionuar në Kosovën fqinje për dështimin e tyre për të ndalur “veprimet brutale” që ajo pretendon se ka bërë Policia e Kosovës kundër serbëve etnikë dhe tha se forcat e saj të armatosura të vendosura pranë kufirit do të qëndrojnë në gjendjen më të lartë të gatishmërisë deri në njoftim të mëtejshëm, shkroi Associated Press.

Lidershipi më i lartë politik dhe i sigurisë i Serbisë i drejtuar nga presidenti Aleksandër Vuçiq, u takua në Beograd të shtunën pas përplasjeve një ditë më herët mes policisë e serbëve, nga ku mbetën të lënduar disa persona e policë.

Në përgjigje ndaj tyre, Vuçiq të premten urdhëroi trupat t’i afroheshin kufirit me Kosovën.

“Për shkak të përdorimit të forcës brutale nga Albin Kurti dhe forcave të tij kundër serbëve në Kosovë… forcat e armatosura të Serbisë do të mbeten në nivel të lartë të gatishmërisë luftarake”, thuhej në një deklaratë pas mbledhjes së liderëve serbë.

Deklarata thoshte edhe se një mision civil ndërkombëtar dhe trupa të udhëhequr nga NATO të stacionuar në Kosovë, “nuk e kanë bërë punën e tyre” për mbrojtjen e serbëve.

Serbët në veri të Kosovës kanë tentuar të bllokojnë kryetarët e rinj të futen në objektet komunale të premten. Zgjedhjet e mbajtura muajin e kaluar u bojkotuan nga serbët.

Policia e Kosovës përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat e njerëzve të cilët tentonin t’i pengonin. Disa vetura u dogjën. Pesë policë u lënduan.

Kjo nuk është hera e parë që Vuçiqi ka paralajmëruar se Beogradi do të përgjigjej ndaj dhunës që ai pretendon se i bëhet serbëve të Kosovës, dhe ai disa herë ka ngritur gatishmërinë luftarake. Megjithatë, çdo përpjekje e Serbisë që të dërgojë trupat përtej kufirit do të nënkuptonte përplasje me trupat e NATO-s të stacionuar atje.

Gjithashtu lexoni:

Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”,  lëndohen shtatë persona

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK-në, arrestimet e serbëve për krime lufte do të vazhdojnë

Zjarr në një fabrikë në Gjakovë

Arrestohen dy persona për kultivim të drogës

Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte kundër popullsisë civile

Kosova News 27/05/2023 27/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”,  lëndohen shtatë persona
21:38 -29/07/2026
Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK-në, arrestimet e serbëve për krime lufte do të vazhdojnë
20:38 -29/07/2026
BE-ja qorton Vuçiqin: Të shmangen deklaratat që nuk kontribuojnë në normalizim
20:07 -29/07/2026
Zjarr në një fabrikë në Gjakovë
19:28 -29/07/2026
Haxhiu: SHBA-ja dhe BE-ja ta dënojnë gjuhën shoviniste të Vuçiqit e Bërnabiqit
19:13 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?