KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nis seanca fillestare ndaj tre të akuzuarve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Siguri

Nis seanca fillestare ndaj tre të akuzuarve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Kosova News
Kosova News 11:13 -24/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Gjykatën Themelore të Pejës ka nis seanca e shqyrtimi fillestar ndaj tre të akuzuarve Kastriot Mehmetaj, Kreshnik Mehmetaj dhe Halil Mehmetaj, të cilët po akuzohen për vrasjen e trefishtë në Gllogjan.

Në seancë janë prezentë tre të akuzuarit së bashku me mbrojtësit e tyre.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Pejë, më 5 maj 2023, në një konferencë për medie, ka bërë të ditur që lidhur me vrasjen e trefishtë më 26 nëntor 2021 në Gllogjan, është ngritur aktakuzë ndaj Kreshnik e Kastriot Mehmetajt për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe ndaj Halil Mehmetajt për “Shtytje në kryerje të veprës penale vrasje e rëndë”.

Në atë konferencë, prokurorja e rastit Sahide Gashi, bëri të ditur se ndaj të pandehurit Malsor Mehmetaj, kanë pushuar hetimet pasi nuk është arritur të vërtetohet dyshimi se i njëjti ka qenë i përfshirë në këtë rast.

“Pas hetimeve, Prokuroria sot më 5 maj ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themeore në Pejë kundër Kastriot Mehmetaj e Kreshnik Mehmetaj për vepër penale si bashkëkryes të vrasjes së rëndë. Kemi ngritur aktakuzë edhe kundër Halil Mehmetaj për vepër penale shtytje në vrasje të rëndë. Pas përfundimit të hetimeve dhe shqyrtimit të të gjitha provave, Prokuroria për të pandehurin Malsor Mehmetaj nuk ka arritur të vërtetojë dyshimin se i njëjti të ketë qenë i përfshirë në ndonjë mënyrë në krim, andaj Prokuroria ka marrë vendim që kundër tij t’i pushojë hetimet”, tha ajo.

Prokurorja Gashi, po ashtu ka bërë të ditur për veprimet që janë ndërmarrë në hetimin e rastit.

“Për shkak të kushteve të rënda atmosferike atë ditë dhe ditëve në vijim, ekzaminimi i vendit të ngjarjes nga njësiti i Forenzikës kanë kryer krehjen e zonës së krimit. Natën kritike është sjellë ekipi i qenve, por për shkak të kushteve atmosferike nuk ka qenë i mundur gjurmimi i kryesve. Pas grumbullimit të të gjitha informatave, provave, kemi mundur të konstatojmë me besueshmëri të lartë se nuk ka indikacione për sulm terrorist, kemi të bëjmë me ekzekutues me shumë gjasë i maskuar. Targeti i sulmit ishte shoferi i autobusit, se kemi të bëjmë me një krim mirë të planifikuar, mbi bazën e treguese si përzgjedhja e vendit ku përveç një vendbanimi të vogël që gjendej në largësi të autobusit, nuk ka asnjë shtëpi; kohën, stinën e dimrit, kushtet atmosferike; kryesi paraprakisht e ka ditur mirë itinerarin e autobusit; veprimet e kryesit, shtirja si person i dehur apo me probleme, që ta detyrojë shoferin që ta ulë shpejtësinë”, ka thënë Gashi.

Tutje, ajo bëri të ditur se gjatë hetimeve janë proceduar 86 persona, qindra informata, janë analizuar mbi 40 video-incizime nga Gjakova e deri në Gllogjan, teksa shtoi se janë dërguar prova edhe në Zvicër e Shqipëri, , raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Janë siguruar informata nga burime jashtë vendit, kompania Facebook dhe kompania Viber në Luksemburg. Si përfundim, nga të gjitha hetimet kemi arritur që të sigurojmë prova ku e kemi ndërtuar të gjithë ngjarjen e natës kritike”, tha Gashi.

Ndryshe, tre persona kishin mbetur të vdekur dhe një ishte plagosur, nga sulmi me armë zjarri që kishte ndodhur mbi autobusin me udhëtarë në fshatin Gllogjan të Deçanit më 26 nëntor të vitit 2021.

Dy nga të vdekurit ishin nxënës, ndërsa personi tretë ishte drejtuesi i autobusit.

Dy javë pas rastit, ishin arrestuar fillimisht tre të dyshuar për këtë vrasje të trefishtë, ndërsa më 5 shkurt të këtij viti ishte prangosur edhe i dyshuari i katërt.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Pejë më 12 dhjetor 2021, kishte caktuar masën e paraburgimit ndaj tre të dyshuarve.

Në këtë vendim, thuhej se gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se të njëjtit i kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, atë të vrasjes së rëndë dhe të armëmbajtjes pa leje.

Sipas arsyetimit të gjykatës, ekziston rreziku që të dyshuarit të arratisen, të ndikojnë te dëshmitarët apo te të dëmtuarit, të fshehin provat ose të bashkërendojnë mbrojtjen për të pamundësuar zbardhjen e rastit.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Janë dokumentuar 12,230 viktima të luftës në Kosovë, mbi një mijë ishin fëmijë

​Dalin para gjykatës dy serbët e arrestuar si të dyshuar për varrezën masive në Zubin-Potok

Inspektorati i Punës reagon sërish pas tragjedisë në Prishtinë: Hetimet po zhvillohen me prioritet të lartë

Vazhdojnë gërmimet në Kalludër të Zubin Potokut, dyshohet për mbetje mortore të 23 personave të zhdukur

Në orën 13:00 seanca për caktimin e paraburgimit ndaj dy të arrestuarve në rastin e “Grupit të Intelektualëve të Mitrovicës”

Kosova News 24/05/2023 24/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Janë dokumentuar 12,230 viktima të luftës në Kosovë, mbi një mijë ishin fëmijë
15:46 -29/07/2026
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e katër personave për vjedhje të rëndë
15:03 -29/07/2026
​Dalin para gjykatës dy serbët e arrestuar si të dyshuar për varrezën masive në Zubin-Potok
15:00 -29/07/2026
Gjetja e varrit masiv në Zubin-Potok, reagon Haxhiu: Ky proces do ta ketë përkrahjen time të plotë
14:33 -29/07/2026
Inspektorati i Punës reagon sërish pas tragjedisë në Prishtinë: Hetimet po zhvillohen me prioritet të lartë
13:56 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?