KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Borrell: Zbatimi i shpejtë dhe i plotë i marrëveshjes Kosovë-Serbi është rruga e vetme drejt normalizimit
Politikë

Borrell: Zbatimi i shpejtë dhe i plotë i marrëveshjes Kosovë-Serbi është rruga e vetme drejt normalizimit

KosovaNewss
KosovaNewss 18:46 -22/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se Marrëveshja e Brukselit për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe aneksi i Ohrit duhet të zbatohen sa më shpejt.Në konferencë për media, pas takimit të ministrave të Jashtëm, kryediplomati evropian ka thënë se rruga e vetme për të dy vendet drejt Bashkimit Evropian është bashkëpunimi.“Për këtë zbatimi i shpejtë dhe i plotë i Marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës është rruga e vetme drejt normalizimit. Tensionet dhe provokimet e ndërsjella duhet të mbarojnë dhe astmosfera negative e mungesa e konstruktivitetit duhet të përmbyset. Të jesh anëtar i BE-së nënkupton të jesh në gjendje të bashkëpunosh, të veprosh si fqinj i mirë dhe të tejkalosh gjitha vështirësitë e kaluara”- ka thënë Borrell.Kosova dhe Serbia kanë arritur një Marrëveshje për normalizim më 17 shkurt të këtij vitit, ndërsa më 18 mars në Ohër palët janë dakoruar për udhërrëfyesin e zbatimit të kësaj Marrëveshjeje.Për asnjërën nga këto marrëveshje/dakordime nuk janë hedhur nënshkrime nga Kosova dhe Serbia, mirëpo BE dhe SHBA-të vazhdimisht kanë deklaruar se këto janë obligime që duhet përmbushur nga të dy vendet.

Më 2 maj në Bruksel është mbajtur një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.Në këtë takim, palët kanë arritur pajtim për Deklaratën për të zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë, por është prezantuar edhe draft-statuti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që është hartuar nga një ekip menaxhues, i përbërë prej katër pjesëtarëve të komunitetit serb.Ky draft-statut nuk është pranuar nga Qeveria e Kosovës dhe një ditë më vonë, anëtarët e ekipit menaxhues janë shkarkuar nga autoritetet kosovare.Qeveria ka prezantuar një version të saj për draftin e statutit të Asociacionit.Bashkimi Evropian por edhe SHBA-të vazhdimisht i kanë bërë kërkesë Qeverisë së Kosovës që ta zbatojë marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Gjithashtu lexoni:

Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut

Prokuroria njofton se hetimet për mbetje mortore në Zubin-Potok po vazhdojnë në lokacionin e tretë

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

Tentoi të ikte në Serbi, arrestohet i kërkuari për tentim vrasje e fajde

Policia në Shtime gjen dhe sekuestron substancë narkotike

KosovaNewss 22/05/2023 22/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
23%
2 km/h
Tue
33 °C
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Humbën rrugën në malin e Çikës, nis operacioni i kërkim-shpëtimit për dy turistë në Shqipëri
20:35 -04/08/2026
BE-ja, 100 milionë euro për Shqipërinë
19:51 -04/08/2026
Prokuroria: Radojeviqi bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza
19:22 -04/08/2026
BE-ja sërish kërkon pezullimin e rrënimeve afër liqenit të Ujmanit
18:39 -04/08/2026
Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut
18:32 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?