Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur takimin me një delegacion të Kongresit amerikan të përbërë nga senatorët, Chris Murphy dhe Gary Peters.
Takimi tashmë ka filluar në ndërtesën e Presidencës së Kosovës.
Mediat kanë marrë pamje në fillim të takimit, ndërkaq pas takimit është thënë se do të ketë edhe deklarim për media.
Pos kreut të shtetit Vjosa Osmani, senatorët amerikanë do të priten në takim edhe nga kryeministri Albin Kurti.







