KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani: Nëse për statutin e Asociacionit merren për bazë propozimet e Serbisë, ka rrezik për defunksionalizim të shtetit
Politikë

Osmani: Nëse për statutin e Asociacionit merren për bazë propozimet e Serbisë, ka rrezik për defunksionalizim të shtetit

Kosova News
Kosova News 18:48 -20/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe, duhet të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe për këtë janë në koordinim të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, pasi nëse zyrtarët e BE-së, kërkojnë që në statutin për Asociacionin të merren parasysh propozimet e Serbisë, ka rrezik të shkohet drejt defunksionalizimit të shtetit.

Osmani i bëri këto komente pas ceremonisë së betimit dhe marrjes së detyrës së presidentit të Malit të Zi,

Ajo tha se po punojnë që garancitë e partnerëve tanë të zbatohen edhe në praktikë, në mënyrë që mos të tejkalohen këto linja të kuqe dhe të respektohet sovraniteti dhe integriteti territorial, por edhe funksionalizimi i brendshëm i shtetit.

“Kosova nuk i ikë obligimeve të saj por në të njëjtën kohë ne kërkojmë që të gjithë partnerët tonë ndërkombëtar të jenë të qartë sa i përket shkeljeve të cilat i ka bërë Serbia në raport me marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe në Ohër, respektivisht, neni 4 i marrëveshjes i cili kërkon që Serbia të mos kundërshtoj anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Për këtë arsye ne do të koordinohemi vazhdimisht me SHBA dhe BE dhe nuk kemi asnjë interesim dhe as qëllim që të ikim nga obligimet tona por gjithnjë duke përsëritur që Asociacioni duhet patjetër të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 dhe në asnjë moment mos të ketë ndonjë element që ta bëjë shtetin e Kosovës jofunksional”, tha ajo.

Osmani është pyetur se nëse edhe dikush tjetër përveç Serbisë po kërkon Asociacion të komunave me shumicë serbe, me kompetenca ekzekutive.

“Problemi është që në qoftë se zyrtarët e Bashkimit Evropian kërkojnë që edhe vet statuti të jetë një mes të asaj se çka kërkon Serbia dhe çka propozon Kosova, aty gjithnjë ka rrezik në qoftë se merren elementet të propozimit të Serbisë, gjithnjë ka rrezik që mund të shkoj drejt defunksionalizimit. Por ne po punojmë që garancitë e partnerëve tanë të zbatohen edhe në praktikë në mënyrë që mos të tejkalohen këto linja të kuqe dhe të respektohet sovraniteti dhe integriteti territorial por edhe funksionalizimi i brendshëm dhe parimi i unitaritetit të shtetit”, tha ai.

Përndryshe, Osmani ishte në ceremoninë e betimit të Presidentit të ri të Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ku morën pjesë edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, si dhe anëtarët e presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Zheljka Cvijanoviq dhe Zheljko Komshiq. Në inaugurim po ashtu kanë marrë pjesë përfaqësues të autoriteteve ekzekutive dhe gjyqësore dhe të trupit diplomatik në Mal të Zi, si dhe ish-presidentë të shtetit, Qeverisë dhe Kuvendit. Aty u panë edhe të dërguarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Stuart Peach.

Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Millatoviq bëri sot betimin në Kuvend, duke marrë zyrtarisht detyrën e presidentit. Ai tha se procesi i Berlinit për vendin e tij mbetet ura kryesore ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Brukselit, por gjithashtu mund të edhe nismat ekonomike rajonale. Millatoviq shtoi se anëtarësimi i vendit të tij në Bashkimin Evropian është prioritet i të gjitha prioriteteve dhe se afrimi i rajonit tonë drejt BE-së, është ilaçi më i mirë kundër rishpikjes së politikave destruktive të së shkuarës.

Gjithashtu lexoni:

Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

Kurti e Abdixhiku takohen sot në Kuvend, PDK e Aleanca refuzojnë ftesën

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Kosova News 20/05/2023 20/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
23%
2 km/h
Tue
33 °C
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

BE-ja sërish kërkon pezullimin e rrënimeve afër liqenit të Ujmanit
18:39 -04/08/2026
Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut
18:32 -04/08/2026
Përurohet rehabilitimi i kanalit të Ibër-Lepencit prej 18 milionë euro, Kurti: Investim strategjik për mbrojtjen e kanalit dhe sigurinë ujore të vendit
16:37 -04/08/2026
Muja: Në mostrat e qumështit UHT të “Vitës” është konstatuar prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur
16:14 -04/08/2026
Prokuroria njofton se hetimet për mbetje mortore në Zubin-Potok po vazhdojnë në lokacionin e tretë
15:50 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?