KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përurohet shkolla e re në Krushë të Madhe, Kurti: Qeveria po punon me një qasje shumëdimensionale për ta forcuar shtetin, duke forcuar arsimin
Arsim

Përurohet shkolla e re në Krushë të Madhe, Kurti: Qeveria po punon me një qasje shumëdimensionale për ta forcuar shtetin, duke forcuar arsimin

Kosova News
Kosova News 15:55 -19/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe Kryesuesin e Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, sot mori pjesë në përurimin e Shkollës së re Fillore dhe të Mesme të Ulët “Bajram Curri”, në Krushë të Madhe, e që përkon me Ditën e shkollës.

Duke e konsideruar këtë si festë të dyfishtë, kryeministri Kurti tha se në Krushën e Madhe, të dhembjes së madhe, sot po na bashkon gëzimi. Fëmijët e lindur në liri, po festojnë të lirë.

“Kjo shkollë e mban emrin e një atdhetari tonë të madh, të lindur këtu, në Krushë të Madhe, pra Bajram Currit, të cilit në vitin që shkoi e kishim 160-vjetorin e lindjes. Si veprimtar i çështjes sonë kombëtare që u angazhua edhe për shkollën shqipe, duke ndihmuar për themelimin e klubeve e shkollave shqipe në Kosovë dhe duke mbrojtur alfabetin e gjuhës shqipe të vendosur në Kongresin e Manastirit. E sot, bashkë po përurojmë një shkollë të re në vendlindjen e tij të dashur për të gjithë neve”, tha kryeministri Kurti.

Para të pranishmëve, ai u shpreh se është i nderuar të ndaj me ta lumturinë e hapjes së shkollës së re, që është edhe një dëshmi e vendosmërisë së tyre të palëkundur, për të rindërtuar jetën, për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për të vegjlit e të rinjtë e Krushës së Madhe. Në këtë vend që pa shumë shkatërrim, sot po hapim dyert e një ndërtese të re shkollore.

Ai vlerësoi se arsimi cilësor është baza më e qëndrueshme për prosperitet për të ardhmen, dhe se për ta ngritur cilësinë dhe për të përmirësuar kushtet arsimore, e kemi rritur buxhetin e arsimit edhe në këtë vit. Tanimë, siç shtoi ai, janë siguruar 18 milionë euro për investime fillestare për vitet e ardhshme në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit në infrastrukturën përkatëse në shkolla.

Më tej, kryeministri Kurti tha se me Strategjinë e Arsimit për periudhën 2022-2026, e cila është miratuar në Qeveri parashihen investime domethënëse në fushën e edukimit në fëmijërinë e hershme dhe teknologji të informacionit e të komunikimit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës po punon me një qasje shumëdimensionale për ta forcuar shtetin, duke forcuar arsimin”, tha kryeministri.

Objekti i ri i shkollës ka një sipërfaqe prej rreth 5000 m², me 23 klasa mësimi, 2 dhoma për parafillor me hyrje të veçantë, laboratorin, bibliotekën, dhomat e leximit dhe klasa e informatikës, të pajisura me inventar bashkëkohor.

Lexoni edhe këtë:

Fillojnë punimet për termocentralin diellor me kapacitet 150 MW, në fshatin Bec të Gjakovës, marrin pjesë Kurti dhe Rizvanolli

Gjithashtu lexoni:

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së

KQZ shpall rezultatet: VV 43,06%, PDK 21,24%, LDK 17,70% dhe AAK 7,07%

Numërohen mbi 96% të votave, ky është rezultati

VV e para në 21 komuna, PDK në tri, AAK në dy e LDK veç në një

KQZ: Rezultatet preliminare priten sonte rreth orës 22:00

Kosova News 19/05/2023 19/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
00:07 -08/06/2026
​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4
00:03 -08/06/2026
Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë
23:31 -07/06/2026
Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati
23:29 -07/06/2026
Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm
23:23 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?