KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasadorja holandeze në 15-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën: Të ardhmen e shohim bashkë në Evropë
Politikë

Ambasadorja holandeze në 15-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën: Të ardhmen e shohim bashkë në Evropë

Kosova News
Kosova News 14:49 -19/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadorja holandeze në Kosovë, Carin Lobbezoo, në 15-vjetorin e vendosjes së raporteve diplomatike të Mbretërisë së Holandës me Kosovën, ka thënë se shoqëria ndërmjet dy shteteve është shumë më e vjetër sesa raporti i tyre diplomatik.

Lobbezoo tha se kjo shoqëri është rritur thelbësisht viteve të fundit, teksa e ka konsideruar shumë të rëndësishme, sidomos në përballjen e agresionit rus mbi Ukrainën.

Ambasadorja ka përmendur edhe shkëmbimin që Kosova dhe Holanda kanë pasur, kosovarët që kanë shkuar atje dhe eskpertët holandez që kanë ardhur në Kosovë “për ta ndihmuar të bëhet ajo që është sot”.

“Para se ta përgatisja fjalimin tim, shikova letrën në të cilën ministri i Punëve të Jashtme në atë kohë, i shkruante parlamentit tonë që Qeveria, pas konsiderimeve të hollësishme, me 4 mars ka vendosur ta njohë Kosovën. Kjo mendoj se ishte fillimi i marrëdhënieve tona zyrtare. Por, shoqëria jonë është shumë më e vjetër se aq dhe viteve të fundit ajo është rritur në mënyrë thelbësore. Tani kemi 15 vite histori së bashku”.

Lobbezoo tha se të ardhmen e sheh si të përbashkët të dy vendeve, në Evropë.

“Ka shumë kosovarë që kanë ardhur në Holandë, të cilët kanë krijuar jetë fantastike atje. Holanda gjithashtu i ka trajnuar shumë kosovarë dhe ka sjellur shumë ekspertë për ta ndihmuar Kosovën të bëhet ajo që është sot. Është e rëndësishme ta shohim të ardhmen së bashku, të jemi së bashku në Evropë. Tani më shumë se kurrë e kuptojmë sa e rëndësishme është që jemi të bashkuar, sidomos në përballjen e agresionit rus ndaj Ukrainës”.

Tutje, ajo tha se i gjithë festimi nuk do të kishte kuptim pa muzikë, teksa shpalosi edhe pjesë të programit ku do të ketë edhe një ekspozitë muzikore e fotosh nga fëmijë kosovarë të rritur në Holandë.

“Gjatë javës do të eksplorojmë tematikat e së ardhmes së bashku, digjitalizimin e së ardhmes, të ardhmen e ‘gjelbër’, edukimin, diplomacinë, gjithëpërfshirjen. Mirëpo, festimi nuk do të kishte kuptim pa muzikë. Kosova dhe Holanda kanë shumë muzikantë të mirë. Bardhi Haliti ka krijuar një ekspozitë, e cila është fantastike, e që bën bashkë tre artistë të rijnë e të mrekullueshëm kosovarë. Ata janë fëmijë të rritur në Holandë me prindër nga Kosova. Përmes një ekspozite fotosh ata do ta shfaqin edhe jetën e tyre në Holandë”.

E presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se e ardhmja është më e fuqishme nga lidhja e dy shteteve, teksa vlerësoi ndihmën që Holanda ka dhënë në shtetndërtim.

“E ardhmja është padyshim më e fuqishme nga lidhja që dy shtetet tona kanë. Sot, festojmë 15 vjet marrëdhënie diplomatike dhe dua që të përçoj një mesazh të përzemërt miqësie nga ana e të gjithë qytetarëve të Kosovës”

“Kosova e çmon shumë mbështetjen e vazhdueshme të Holandës për promovimin, mbrojtjen dhe forcimin e demokracisë. Për gjatë këtyre viteve, lidhja jonë është përforcuar, ndoshta për shkak të vlerave të përbashkëta që ndajmë”.

Osmani, tutje ka përmendur edhe disa nga fushat në të cilat Holanda ka ndihmuar Kosovën, teksa tha se populli e vlerëson shumë votën e këtij shteti për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe liberalizimin e vizave.

“Holanda nuk ka qenë vetëm një mike e Kosovës, por një aleat i njerëzve tanë. Holanda vazhdon ta promovojë rregullin dhe ligjin, të drejtat e njeriut dhe fuqizimin e shoqërisë civile, jo vetëm në Kosovë por në gjithë botën. Kontributi juaj në diplomaci, duke trajnuar diplomatët tanë, ka qenë shumë i vlefshëm. Edhe vota juaj për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe liberalizim të vizave vlerësohet shumë nga të gjithë kosovaret”, tha Osmani.

Gjithashtu lexoni:

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

Kurti e Abdixhiku takohen sot në Kuvend, PDK e Aleanca refuzojnë ftesën

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta

Kosova News 19/05/2023 19/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
23%
2 km/h
Tue
33 °C
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Përurohet rehabilitimi i kanalit të Ibër-Lepencit prej 18 milionë euro, Kurti: Investim strategjik për mbrojtjen e kanalit dhe sigurinë ujore të vendit
16:37 -04/08/2026
Muja: Në mostrat e qumështit UHT të “Vitës” është konstatuar prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur
16:14 -04/08/2026
Prokuroria njofton se hetimet për mbetje mortore në Zubin-Potok po vazhdojnë në lokacionin e tretë
15:50 -04/08/2026
Kurti: Kosova gati për një ngjarje historike sportive
13:28 -04/08/2026
Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi
12:40 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?