KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Fillojnë punimet për termocentralin diellor me kapacitet 150 MW, në fshatin Bec të Gjakovës, marrin pjesë Kurti dhe Rizvanolli
Ekonomi

Fillojnë punimet për termocentralin diellor me kapacitet 150 MW, në fshatin Bec të Gjakovës, marrin pjesë Kurti dhe Rizvanolli

Kosova News
Kosova News 13:43 -19/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mori sot pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve në projektin e termocentralit diellor me kapacitet 150 MW nga Solar Energy Group Europe, në fshatin Bec të komunës së Gjakovës.

Ky moment, sipas kryeministrit Kurti simbolizon jo vetëm një hap të rëndësishëm drejt qëllimeve tona për të ngritur kapacitetet nga burimet e ripërtëritshme të energjisë, por edhe përkushtimin tonë të palëkundur për të krijuar një të ardhme më të ndritshme për vendin tone.

Teksa veçoi miratimin e Strategjisë se re të Energjisë në Kuvendin e Kosovës, ai theksoi se orientimet e sektorit të energjisë për periudhën 10 vjeçare ne tashmë i kemi vendosur në këtë Strategji, me synimin që zhvillimi i sektorit të energjisë të shkojë drejt tranzicionit energjetik në përputhje me Marrëveshjen e Sofies dhe Planin e Gjelbër të Ballkanit Perëndimor 6, si dhe gradualisht drejt neutralitetit ndaj karbonit deri në 2050.

“Sot ne jemi mbledhur këtu për të shënuar realizimin e vizionit tonë –atë të përpjekjes për pavarësi energjetike dhe transformimit të sektorit drejt energjisë edhe të pastër edhe të qëndrueshme’’, u shpreh kryeministri para të pranishmëve në këtë Inaugurim.

Ligji për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë dhe Strategjia jonë e re e Energjisë, sipas kryeministrit, tregon përkushtimin tonë për të krijuar një mjedis të favorshëm dhe të qëndrueshëm për të investuar.

Javën e kaluar kryeministri Kurti, së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, si dhe Administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power lancuan ankandin e parë për parkun me energji solare me kapacitet prej 100 MW.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

E nderuara Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli,

I nderuari Kryetar i Gjakovës, Ardian Gjini,

I nderuar zv. Ambasadori gjerman, Matthias Conrad,

I nderuari z. Egbert Schnuse,

Përfaqësues të Siemens dhe Berdyna Groups go Energy,

Të nderuar të pranishëm,

Kënaqësi që ndodhem sot në qytetin e bukur të Gjakovës për të inauguruar impiantin solar fotovoltaik me kapacitet prej 150 MË së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ky moment simbolizon jo vetëm një hap të rëndësishëm drejt qëllimeve tona për të ngritur kapacitetet nga burimet e ripërtëritshme të energjisë, por edhe përkushtimin tonë të palëkundur për të krijuar një të ardhme më të ndritshme për vendin tonë.

Në Evropë shtimi i përpjekjeve për rritjen e Efiçiencës së Energjisë dhe ndërtimin e Burimeve të ripërtëritshme të energjisë janë bërë më të rëndësishme se kurrë, e padyshim që edhe synimi jonë është të zgjedhim rrugën drejt dekarbonizimit.

Orientimet e sektorit të energjisë për periudhën 10 vjeçare ne tashmë i kemi vendosur në Strategjinë e re të Energjisë të cilën e kemi miratuar në Kuvendin e Republikës me synimin që zhvillimi i sektorit të energjisë të shkojë drejt tranzicionit energjetik në përputhje me Marrëveshjen e Sofies dhe Planin e Gjelbër të Ballkanit Perëndimor 6, si dhe gradualisht drejt neutralitetit ndaj karbonit deri në 2050.

Sot ne jemi mbledhur këtu për të shënuar realizimin e vizionit tonë –atë të përpjekjes për pavarësi energjetike dhe transformimit të sektorit drejt energjisë edhe të pastër edhe të qëndrueshme.

Duke shfrytëzuar potencialin e energjisë së pastër, ne jemi duke shtruar rrugën për një të ardhme më të gjelbër dhe miqësore ndaj mjedisit. Po zvogëlojmë gjurmët tonë të karbonit dhe efektet e dëmshme të ndryshimeve klimatike, duke nxitur njëkohësisht rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës.

Ligji për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë dhe Strategjia jonë e re e Energjisë tregon përkushtimin tonë për të krijuar një mjedis të favorshëm dhe të qëndrueshëm për të investuar.

Kosova ofron mundësi të shumta për investitorët e huaj në sektorin e energjisë. Ne kemi ligjshmëri të mirë, institucione të besueshme, dhe treg të hapur për bizneset. Në të njëjtën kohë, politikat tona inkurajojnë konkurrencën e lirë dhe transparencën në ndërtimin e kapaciteteve të reja nga burimet e ripërtëritshme të energjisë.

Vendi ynë ka avantazhe të shumta, e ndër to janë edhe forca punëtore edhe e re edhe e kualifikuar, si dhe vendndodhja strategjike në rajonin e Ballkanit. Gjithashtu në këto dy vjet të qeverisjes sonë janë dyfishuar investimet e huaja direkte por në të njëjtën kohë pore dhe për një vit janë shtuar vlera e brutoproduktit vendor pra përmasa e ekonomisë tonë aq sa dikur duheshin tri vjet marrë se bashku, andaj të gjithë ata që investojnë në vendin tonë nuk investojnë thjesht në një vend i cili do të zhvillohet dikur në të ardhmen por një vend i cili tashmë po zhvillohet dhe ekonomia e të cilit tashmë po rritet.

Kushtet e favorshme krijojnë mundësi që investitorët të zhvillojnë bizneset e tyre në Kosovë dhe investimet e tyre të suksesshme padyshim që sjellin përfitime për të gjithë, pasi që kontribuojnë në rritjen ekonomike të vendit, krijimin e vendeve të reja të punës dhe ofrimin e mundësisë të kompanive vendore në çdo segment të zinxhirit të vlerës.

Ne jemi të hapur dhe të përkushtuar për të punuar me investitorët e huaj dhe të krijojmë një mjedis bashkëpunimi të mirëfilltë, me qëllim që të mundësojmë zhvillimin e sektorit të energjisë dhe të arrijmë qëllimet tona ambicioze për energji të qëndrueshme dhe zhvillim ekonomik.

Siç e tha edhe kryeshefi, z. Schnuse, dielli është energji, Gjakova është vend me diell e Siemensi nuk është vetëm korporatë gjermane por edhe brend botëror andaj përgëzime për punën!

Ju dëshiroj shumë suksese e ju faleminderit të gjithëve!

Gjithashtu lexoni:

Përurohet rehabilitimi i kanalit të Ibër-Lepencit prej 18 milionë euro, Kurti: Investim strategjik për mbrojtjen e kanalit dhe sigurinë ujore të vendit

Muja: Në mostrat e qumështit UHT të “Vitës” është konstatuar prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

Nafta shtrenjtohet në Kosovë, arrin në 1.80 euro për litër

Kurti e Abdixhiku takohen sot në Kuvend, PDK e Aleanca refuzojnë ftesën

Kosova News 19/05/2023 19/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
23%
2 km/h
Tue
33 °C
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Përurohet rehabilitimi i kanalit të Ibër-Lepencit prej 18 milionë euro, Kurti: Investim strategjik për mbrojtjen e kanalit dhe sigurinë ujore të vendit
16:37 -04/08/2026
Muja: Në mostrat e qumështit UHT të “Vitës” është konstatuar prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur
16:14 -04/08/2026
Prokuroria njofton se hetimet për mbetje mortore në Zubin-Potok po vazhdojnë në lokacionin e tretë
15:50 -04/08/2026
Kurti: Kosova gati për një ngjarje historike sportive
13:28 -04/08/2026
Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi
12:40 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?