Erden Atiq zyrtarisht ka marrë detyrën e tij si kryetar i Mitrovicës së Veriut.
Seanca e betimit ka filluar pas orës 11:00.
Atiq u betua para anëtarëve se do të jetë në shërbim të qytetarëve.
Gjatë seancës, Atiq emëroi gjithashtu edhe nënkryetaren e komunës.
Në zgjedhjet e 23 prillit, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Erden Atiq ka marrë 66.9% të votave.


