KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shtatë muaj pas denoncimit nga ministri Peci, vetëm tani Prokuroria thotë se ka urdhëruar policinë të fillojë grumbullimin e informatave
Siguri

Shtatë muaj pas denoncimit nga ministri Peci, vetëm tani Prokuroria thotë se ka urdhëruar policinë të fillojë grumbullimin e informatave

Kosova News
Kosova News 09:10 -19/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore e Prishtinës pohon se ka nisur hetimet lidhur me disa lokale afariste në kryeqytet për të cilat ministri i Bujqësisë, Faton Peci para shtatë muajsh ka deklaruar se janë pronë e kësaj ministrie dhe se për vite të tëra vazhdojnë të keqpërdoren.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj ka konfirmuar se tashmë ky institucion ka autorizuar Policinë për nisjen e grumbullimit të informatave lidhur me këto prona.

“Referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë për grumbullimin e informatave dhe provave lidhur me këtë çështje, andaj në bazë të të gjeturave do të veprojë tutje”, ka theksuar për Telegrafin ajo.

Ndryshe, ministri i Bujqësisë, Faton Peci para disa ditësh reagoi për faktin se organi i ndjekjes nuk ka vepruar edhe përkundër faktit se janë bërë 7 muaj që kur ka denoncuar rastet dhe ka paraqitur provat mbi këto lokale.

“Janë bërë më shumë se 7 muaj prej që kemi denoncuar dhe ofruar të gjitha faktet e poseduara se lokale afariste në zemër të Prishtinës, janë pronë e Ministrisë së Bujqësisë. Veprimtari që ushtrohet kundërligjshëm sepse s’ka se si të jetë ndryshe kur edhe kundërligjshëm janë ndërtuar e po në atë mënyrë vazhdojnë të funksionojnë”, kishte deklaruar ministri ditë më parë.

LEXO:

Lokalet e uzurpuara në zemër të Prishtinës, reagon edhe sot ministri Peci: Prokuroria i posedon faktet, nuk po ndërmerr asnjë veprim

Gjithashtu, ministri Peci ka theksuar paraprakisht se edhe disa vila në Stankaj të Rugovës janë ndërtuar në tokë të shtetit, ndërsa në reagim të bërë së fundi ka shtruar edhe pyetjen se të kujt janë ato villa dhe pse po heshtet.

LEXO edhe:

Uzurpimet dhe ndërtimet në pronat e shtetit, ministri Peci: Çile guri gojën prokuroria – Të kujt janë këto villa dhe pse po heshtet?

Para shtatë muajsh ministri Faton Peci në një deklaratë për media tha se të gjeturat janë skandaloze, ndërsa i ka ftuar qysh atëherë prokurorinë dhe inspektoratin të marrin masa për uzurpimet e lokaleve në Prishtinë dhe ndërtimet në pronat e Ministrisë së Bujqësisë nëpër vende të ndryshme të Kosovës.

LEXO:

Ministri Peci: Të gjeturat janë skandaloze, ftoj prokurorinë dhe inspektoratin të marrin masa për uzurpimet dhe ndërtimet në pronat e Ministrisë së Bujqësisë

Gjithashtu lexoni:

Muja: Në mostrat e qumështit UHT të “Vitës” është konstatuar prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Prokuroria njofton se hetimet për mbetje mortore në Zubin-Potok po vazhdojnë në lokacionin e tretë

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

Dy persona theren me thikë, të dyshuarit në arrati në Pejë

Tentoi të ikte në Serbi, arrestohet i kërkuari për tentim vrasje e fajde

Kosova News 19/05/2023 19/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
23%
2 km/h
Tue
33 °C
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Përurohet rehabilitimi i kanalit të Ibër-Lepencit prej 18 milionë euro, Kurti: Investim strategjik për mbrojtjen e kanalit dhe sigurinë ujore të vendit
16:37 -04/08/2026
Muja: Në mostrat e qumështit UHT të “Vitës” është konstatuar prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur
16:14 -04/08/2026
Prokuroria njofton se hetimet për mbetje mortore në Zubin-Potok po vazhdojnë në lokacionin e tretë
15:50 -04/08/2026
Kurti: Kosova gati për një ngjarje historike sportive
13:28 -04/08/2026
Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi
12:40 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?