KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Betimi i kryetarëve në veri, KFOR-i: Ne monitorojmë e jemi në gatishmëri, sigurinë do ta mbajë Policia e Kosovës
Politikë

Betimi i kryetarëve në veri, KFOR-i: Ne monitorojmë e jemi në gatishmëri, sigurinë do ta mbajë Policia e Kosovës

Kosova News
Kosova News 08:50 -19/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Vetëm një kryetar i ri i zgjedhur në katër komunat veriore të Kosovës të banuara më shumicë serbe, pritet që sot ta marrë edhe zyrtarisht detyrën.

KFOR-i ka thënë se do ta monitorojë situatën dhe do ta mbajë një nivel të lartë të gatishmërisë së njësive të tij për të përballuar çdo skenar të mundshëm.

“Me rastin e betimit të kryetarit të Mitrovicës dhe situatës në përgjithësi sigurinë do ta bëjë Policia e Kosovës. KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën dhe të mbajë një nivel të lartë të gatishmërisë së njësive të tij për të përballuar çdo skenar të mundshëm, duke pritur që institucionet në Kosovë ta trajtojnë situatën në mënyrë efikase”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it për rtv 21.

Sipas KFOR-it komandanti mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë bashkëbiseduesit e tij kryesorë, përfshirë përfaqësuesit e EULEX-it, UNMIK-ut, OSBE-së, institucioneve në Kosovë dhe Organizatave të Sigurisë së Kosovës.

“Misioni i udhëhequr nga NATO mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet më tej në përgjigjen e KFOR-it.

Erden Atiq do ta bëjë i pari betimin nga gjithsej 4 kryetarët që dolën nga zgjedhjet në veri.

Betimi i kryetarit të ri do të bëhet në objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe nuk ka pikë tjetër në rendin e ditës.

Sot betohet kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut

Gjithashtu lexoni:

Një person hidhet nga kati i katërt i një ndërtese në Prishtinë

“Ekskluzivet” e gazetarit Adriatik Kelmendi po dalin të jenë ekskluzivisht lajme të rreme, Kurti në takim të përzemërt me të dërguaren e OKB-sê

Osmani: Trumpi parandaloi një përshkallëzim të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë

Shoferi në Ferizaj gjobitet 500 euro dhe i konfiskohet vetura

Presidentja Osmani: Kosova kurrë në historinë e saj nuk e ka sulmuar asnjë vend

Kosova News 19/05/2023 19/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
broken clouds
14° _ 12°
71%
4 km/h
Thu
24 °C
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
33 °C

Lajmet e Fundit

Mbappe kritikohet për mungesë të angazhimit në mbrojtje
23:04 -10/07/2025
Një person hidhet nga kati i katërt i një ndërtese në Prishtinë
22:48 -10/07/2025
Prishtina mposhtet me rezultat të thellë në ndeshjen e parë ndaj Sheriff Tiraspolit
21:57 -10/07/2025
Theo Hernandez nënshkruan me Al Hilal
21:25 -10/07/2025
“Ekskluzivet” e gazetarit Adriatik Kelmendi po dalin të jenë ekskluzivisht lajme të rreme, Kurti në takim të përzemërt me të dërguaren e OKB-sê
21:23 -10/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?