KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vetëvendosje ngre dyshime për dallavere e parregullsi në përzgjedhjen e sekretarëve të shkollave të Prizrenit
Politikë

Vetëvendosje ngre dyshime për dallavere e parregullsi në përzgjedhjen e sekretarëve të shkollave të Prizrenit

Kosova News
Kosova News 16:43 -18/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren pretendon se procesi i përzgjedhjes së sekretarëve të shkollave në Komunën e Prizrenit është realizuar me mostransparencë, si dhe me shkelje e parregullsi ligjore. Sipas këtij subjekti politik, të përzgjedhurit nga konkursi i fundit pothuajse janë të njëjtit që ishin shpallur kandidatë fitues në konkursin e anuluar vitin e shkuar.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! shpreh shqetësimin e saj në lidhje me zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në Drejtorinë e Arsimit, përkatësisht me mos transparencën e saj me përzgjedhjen e sekretarëve në disa prej shkollave në Komunën e Prizrenit. Siç e dimë të gjithë, konkursi për sekretarë të shkollave i shpallur më 13.05.2022, për shkak të parregullsive dhe shkeljeve të mëdha ligjore është anuluar me datë 30.09.2022. Konkursi i anuluar me Nr. RN00009016 është duke u hetuar nga Prokuroria Themelore në Prizren, për të cilin ende nuk e kemi marrë një përgjigje se çka është duke ndodhur me të! Mirëpo, konkursi i cili është duke u hetuar nga Prokuroria për shkak të parregullsive dhe shkeljeve ligjore për pozitën sekretar në shkolla, është rishpallur për herë të dytë. Nga përzgjedhja e kandidatëve fitues vërejmë se janë pothuajse të njëjtit persona të cilët kanë qenë të përzgjedhur si kandidatë fitues në konkursin e parë i cili është anuluar”, thuhet në komunikatën e LVV-së.

Sipas subjektit opozitar, kandidatët fitues në konkursin e rishpallur janë “persona të afërt me PDK-në, e cila udhëheqë me pushtetin komunal si dhe asambleistë të Kuvendit të Komunës, të cilët vazhdimisht kanë pretenduar se gjoja janë të pavarur në vendimet dhe veprimet e tyre, mirëpo vota e tyre e kushtëzuar pro pushtetit komunal po shpërblehet me favore dhe pozita të punës si Sekretar të shkollave”.

“Të gjithë kandidatët e përzgjedhur i kanë nënshkruar kontratat e tyre dhe kanë filluar punën si sekretarë të shkollave. Kjo përzgjedhje e kandidatëve fitues është bërë në mos transparencë të plotë. Të gjithë kandidatët fitues e kanë filluar punën e tyre si sekretarë të shkollave ende pa u bërë publikimi i listës së kandidatëve fitues në konkursin e rishpallur për sekretarë të shkollave dhe ende pa e pasur një përgjigje dhe vendim final nga organet e drejtësisë për konkursin e parë më Nr. RN00009016”, thuhet në komunikatën e LVV-së, ku i bëhet thirrje organeve të drejtësisë që të hetohet konkursi i rishpallur për sekretarë të shkollave.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj ka demantuar pretendimet e subjektit opozitar, duke sqaruar se kjo drejtori nuk i ka zhvilluar procedurat e rekrutimit për sekretarë të shkollave.

“Rekrutimin dhe të gjitha procedurat janë zhvilluar nga Zyra e Burimeve Njerëzore. DKA-ja vetëm ka bërë kërkesën për shpalljen e konkursit”, ka thënë ajo.

ka provuar që të kontaktojë edhe me përgjegjësit e Zyrës së Burimeve Njerëzore në Komunën e Prizrenit, por deri në momentin e raportimit të njëjtit kanë qenë të paqasshëm.

Gjithashtu lexoni:

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

Kurti e Abdixhiku takohen sot në Kuvend, PDK e Aleanca refuzojnë ftesën

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta

Kosova News 18/05/2023 18/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
61%
1 km/h
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
35 °C
Sat
29 °C

Lajmet e Fundit

Muja: Në mostrat e qumështit UHT të “Vitës” është konstatuar prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur
16:14 -04/08/2026
Prokuroria njofton se hetimet për mbetje mortore në Zubin-Potok po vazhdojnë në lokacionin e tretë
15:50 -04/08/2026
Kurti: Kosova gati për një ngjarje historike sportive
13:28 -04/08/2026
Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi
12:40 -04/08/2026
Dy persona theren me thikë, të dyshuarit në arrati në Pejë
12:12 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?