KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » GAP: Në shumicën e komunave burrat marrin pjesën më të madhe të buxhetit për paga
Politikë

GAP: Në shumicën e komunave burrat marrin pjesën më të madhe të buxhetit për paga

Kosova News
Kosova News 12:36 -18/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti GAP ka publikuar raportin me titull “Buxhetimi i përgjegjshëm gjinor në komuna”, në të cilin janë paraqitur të dhëna lidhur me zbatimin e Ligjit për barazi gjinore i cili ka hyrë në fuqi në vitin 2015.

Sipas këtij raporti në shumicën e komunave pjesën më të madhe të buxhetit për paga e marrin burrat.

“Në 33 komunat që kanë plotësuar shtojcën për Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor (BPGJ), del se janë të punësuara në total 18,739 gra (48.8%) dhe 19,626 burra (51.2%). Prej 34 komunave të cilat kanë plotësuar shtojcën për BPGJ, në 22 prej tyre burrat marrin pjesën më të madhe të buxhetit të destinuar për paga”, thuhet në njoftimin e GAP-it

Gjithashtu thuhet se më shumë subvencione përfitojnë burrat sesa gratë. “Përkundër asaj që në vitin 2023 parashihet që në total më shumë gra se burra të përfitojnë subvencione nga komunat, sa i përket vlerës së subvencionimit, 14 nga 25 komuna që kanë ofruar informata të plota, parashohin subvencionim në vlera më të larta për burra se për gra”, thuhet në njoftim.

Në njoftim theksohet se nga 2017 deri 2023, asnjëherë nuk ka ndodhur që të gjitha komunat të dorëzojnë të plotësuara shtojcat e BPGJ-së. Në shumë raste, edhe kur dorëzohen, thuhet se shtojcat e BPGJ-së janë me shumë gabime në të dhëna.

“Sa i përket procesit të hartimit të buxhetit për vitin 2023, 33 komuna kanë ofruar të dhëna për punësimin e grave dhe burrave në sektorin publik komunal; 34 komuna kanë ofruar informata lidhur me shpërndarjen vjetore të buxhetit në paga; 25 komuna kanë ofruar të dhëna për numrin e grave dhe burrave që mund të përfitojnë subvencione; 26 komuna kanë dhënë informata të plota lidhur me shumën e subvencioneve të planifikuara e të ndara sipas gjinisë; 31 komuna kanë plotësuar të dhënat e BPGJ sa i përket nivelit të pagës për gratë dhe burrat e punësuar në sektorin publik”, thuhet në njoftim.

Instituti GAP rekomandon që në procesin e hartimit të buxhetit për vitin 2024, Ministria e Financave të shtrëngoj kriteret për aprovimin e buxheteve komunale nëse komunat nuk dorëzojnë të plotësuara edhe shtojcën për BPGJ-në. “Po ashtu, buxhetimi gjinor duhet të përfshihet edhe në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, si dhe të gjitha të dhënat rreth procesit të BPGJ duhet të jenë pjesë e Projektbuxhetit që dërgohet në Kuvend të Kosovës për aprovim si dhe pjesë e projektbuxheteve komunale për diskutim në kuvendet e komunave”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu lexoni:

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

Kurti e Abdixhiku takohen sot në Kuvend, PDK e Aleanca refuzojnë ftesën

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta

Kosova News 18/05/2023 18/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
61%
1 km/h
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
35 °C
Sat
29 °C

Lajmet e Fundit

Muja: Në mostrat e qumështit UHT të “Vitës” është konstatuar prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur
16:14 -04/08/2026
Prokuroria njofton se hetimet për mbetje mortore në Zubin-Potok po vazhdojnë në lokacionin e tretë
15:50 -04/08/2026
Kurti: Kosova gati për një ngjarje historike sportive
13:28 -04/08/2026
Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi
12:40 -04/08/2026
Dy persona theren me thikë, të dyshuarit në arrati në Pejë
12:12 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?