KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Politikat e Serbisë për shpërngulje të shqiptarëve
Opinion

Politikat e Serbisë për shpërngulje të shqiptarëve

Kosova News
Kosova News 16:52 -15/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Pjesë nga libri me shumë autorë, The Case for Kosova – Passage to Independence (titulli i mësipërm nuk është i librit)

A është e bazuar në mit ankesa kundër shtetit serb për deportimin e shqiptarëve mes dy luftërave botërore?

Pretendimi: Shumica e tokave bujqësore kanë qenë prona të turqve të cilët janë larguar me ushtrinë turke apo të atyre që janë larguar vetë në Azi të Vogël. Një pjesë e këtij migrimi ka vazhduar deri në vitet 1930. Rreth 40 mijë turq e kanë lëshuar Kosovën dhe rajonin e Serbisë jugore, dhe shumë prej tyre kanë qenë edhe nga Bosnja. 40 mijë tjerë kanë qenë shqiptarë, të cilët, duke qenë myslimanë, janë deklaruar turq. Politika zyrtare e Beogradit i ka inkurajuar turqit dhe shqiptarët që të largohen. Në këtë proces ka pasur disa padrejtësi dhe abuzime, por ky nuk ka qenë qëllimi i ligjit. (Alex D Dragnich, profesor i pensionuar i shkencave politike në Universitetin e Vanderbiltit dhe Slavko Todorovich, ish-gazetar i Zërit të Amerikës).

Pakënaqësia në mesin e masave të shqiptarëve etnikë me shtetin e ri ka kulmuar me emigrim në Turqi, në të cilin ambient myslimanë ata e ndjenin veten në shtëpi. Shumë prej tyre haptas e kanë pranuar se nuk mund të duronin që të sundoheshin nga ish-anëtarët e masave të pafeve, serbët, që në mënyrë pezhorative i quanin shkie (sllavë) …  Deri në vitet 1930, mijëra familje shqiptare dhe turke janë larguar për Turqi në mënyrë vullnetare. (Dushan Batakoviq, ish-ambasador i Serbisë dhe Malit të Zi në Greqi dhe këshilltar i presidentit Boris Tadiq për Kosovën).

- Reklamë -

Kundërshtimi qëndron në faktin se ankesa e shqiptarëve ndaj politikës së përzënies masive për Turqi mes dy luftërave botërore, nuk është i bazuar në realitet. Nëse ka ekzistuar ndonjë migrim, duhet të ketë qenë vullnetar.

Përgjigja nga Noel Malcolm:

Politika për deportimin e shqiptarëve, jo vetëm që është diskutuar në qarqet politike zyrtare në Beograd, por është formalizuar edhe në marrëveshje me Turqinë; megjithatë, shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore bëri që kjo marrëveshje të mos kishte efekt.

Diskutimet mes shërbyesve civilë serbë ndodhën në periudhën 1937-1939 në “Klubin Kulturor Serb” në Beograd. Ata qenë brengosur për dështimin e programit të kolonizimit për krijimin e shumicës absolute serbe në popullatën e Kosovës: në mënyrë optimale, ata kishin llogaritur rritjen e elementit serb nga 24 për qind në 38 për qind. (Statistikat otomane sugjerojnë se pika fillestare e kësaj shifre [24%] ka qenë edhe më e ulët). Një pjesëmarrës në diskutim kishte propozuar vendosjen e 470 mijë kolonistëve dhe përzënien e 300 mijë shqiptarëve. Pjesëmarrësi më i rëndësishëm ka qenë Vaso Çubrilloviq, një serb nga Bosnja, i cili ka qenë njëri nga organizatorët e vrasjes së kryedukës Franc Ferdinandit në vitin 1914. Ai [Çubrilloviqi], siç kishte bërë me dije: “Në kohën kur Gjermania mund t’i përzë dhjetëra mijëra hebrenj … largimi i disa qindra mijëra shqiptarëve nuk do të çojë në shpërthim të luftës botërore”. Idetë e tij janë hartuar në vitin 1937 në një dokument të pazakonshëm politik të detajuar, që kishte për qëllim të shërbente si projekt për administrimin e kësaj përzënie masive.

Propozimi i Çubrilloviqit do ta gjente simpatinë e shumë dëgjuesve dhe lexuesve në qarqet e qeverisë së Beogradit. (Një intelektual tjetër, nga më të medhënjt, shkrimtari Ivo Andriq i cili punonte në Ministrinë e Jashtme, e shkroi një punim ku rekomandonte përzënien e shqiptarëve myslimanë). Në vete, kjo ide nuk ka qenë e re: Në vitin 1926, qeveria jugosllave e kishte pyetur Turqinë nëse dëshironin t’i  merrnin 300 mijë deri në 400 mijë shqiptarë dhe negociatat e mëtejme kishin vazhduar nga viti 1933 deri më 1935. Më vonë, në qershor të vitit 1938, ishte hartuar traktati dhe ishte iniciuar nga dy qeveritë. Sipas kësaj marrëveshjeje, Turqia do t’i pranonte 40 mijë familje “turke” dhe do të merrte pagesë nga Beogradi nga 500 funta turke për familje. Familja ishte definuar si “lidhje gjaku që jetojnë nën një kulm”, gjë që në Kosovë do të përfshinte shumë familje të mëdha me 10 apo më shumë se nga 10 anëtarë.  Pasi marrëveshja nuk  i përfshinte banorët e qyteteve, dhe pasi që shumica e popullatës së vogël turkofone në Kosovë ishte urbane, ishte e qartë se masat në fakt kishin për qëllim shqiptarët myslimanë e jo turqit.

Siç u përmend më herët, shpërthimi i luftës e ndaloi vënien në efekt të këtij traktati. Pra, mund të thuhet se politika (formale) nuk është implementuar kurrë. Por, joformalisht, një politikë e ngjashme është zbatuar për një kohë të gjatë. Shënime të plota statistikore nuk ka në dispocizion, kurse vlerësimet janë të ndryshme, por është e arsyeshme të thuhet se diku nga 90 mijë deri më 150 mijë shqiptarë dhe myslimanë të tjerë janë larguar nga Kosova në periudhën mes dy luftërave botërore. Mijëra tjerë qenë larguar menjëherë, pas okupimit në vitin 1912.

Ky ka qenë reagimi i myslimanëve ndaj presioneve të ndryshme, përfshirë konvertimet e dhunshme në ortodoksi (në periudhën e hershme), shtypja e arsimimit në gjuhën shqipe, procesi i kolonizimit, represaliet e rënda ndaj aksioneve guerile të kaçakëve dhe konfiskimi i tokave të shqiptarëve. Në vitin 1938, më shumë se 6000 njerëzve, popullatë e 23 fshatrave në rajonin e Drenicës në Kosovë, u privuan nga e drejta e tokës së tyre.

Politika zyrtare këtyre njerëzve do t’iu lejonte nga 0.4 hektar tokë për anëtar të familjes. Siç thuhej në një dokument politik të Serbisë: “Kjo është nën minimumin e mbijetesës, Por, ky ka qenë dhe është qëllimi jonë: t’ju bëhet jeta e padurueshme dhe në këtë mënyrë t’i detyrojmë që të emigrojnë”. Efektet e kësaj politike joformale, sipas shifrave, nuk kanë qenë aq të mëdha siç do të ishin ato të politikës formale; por edhe këtu ardhja e luftës e ka shpëtuar popullin shqiptar nga ajo që përndryshe do të ishte një eksod shumë më i madh. /telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike

Kosova News 15/05/2023 15/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?