KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kontestohet zgjedhja e Kryeprokurorit të Shtetit – prokurori Shqipdon Fazliu paraqiti kërkesë në Kushtetuese për vlerësim të aktgjykimeve të gjykatave
Siguri

Kontestohet zgjedhja e Kryeprokurorit të Shtetit – prokurori Shqipdon Fazliu paraqiti kërkesë në Kushtetuese për vlerësim të aktgjykimeve të gjykatave

Kosova News
Kosova News 11:31 -13/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka njoftuar Zyrën e Presidentes së Kosovës se ka marrë kërkesë për kontestimin e Aktgjykimit të Gjykatës Supreme, që ka të bëjë me procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit.

Këshilltari për media i Presidentes Osmani, Bekim Kupina ka bërë të ditur se Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës nëpërmjet një letre është njoftuar nga Gjykata Kushtetuese se në këtë Gjykatë është parashtruar një kërkesë individuale nga njëri nga kundërkandidatët në procesin e zgjedhjes së kryeprokurorit.

“Në këtë kërkesë kontestohet Aktgjykimi i 23 dhjetorit 2022, i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, i cili ndërlidhet me procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit”, ka thënë Kupina.

Këtë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese e ka dorëzuar prokurori Shqipdon Fazliu. Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar avokati i tij, Flakron Sylejmani.

Sylejmani ka thënë se i janë cënuar të drejtat kushtetuese prokurorit Fazliu, përkatësisht e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, e drejta në mjet juridik etj

“Ju konfirmoj se brenda afatit të paraparë kemi paraqitur kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme, nr.114/2022, aktvendimit të Gjykatës së Apelit aa.nr.650/2022 dhe Aktvendimit  të Gjykatës Themelore ne Prishtinë a.nr.1875/22.  Me këto Aktgjykime dhe Aktvendime të Gjykatave të rregullat i janë cenuar të drejtat kushtetuese z. Shqipdon Fazliu, përkatësisht  e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, e drejta në mjet juridik etj”, ka deklaruar avokati Sylejmani.

Ai më tej ka shtuar se gjykatat e rregullta kanë bërë shkelje të dispozitave të procedurës, edhe atë duke zbatuar gabimisht nenin 27, paragrafi 1 të ligjit për konfliktin administrativ që përcakton se “padia paraqitet brenda tridhjetë (30) ditësh, që nga data e dorëzimit të aktit administrativ përfundimtar palës”

“Në fakt ne kemi vlerësuar se në ketë rast është dashur të gjej zbatim neni 28, paragrafi 2 i këtij ligji, i cili përcakton se  “Nëse padia nuk i është dorëzuar gjykatës, por organit tjetër jo kompetent, ndërsa i arrin gjykatës pas skadimit të afatit për paraqitjen e padisë, do të konsiderohet se është paraqitur me kohë, nëse paraqitja e saj në këtë organ ka qenë si pasojë e mos dijës apo e gabimit të hapur të paraqitësit”.

Duke interpretuar gabimisht dispozitën e Nenit 28, paragrafi 2, Gjykata ka bërë shkeljen e të drejtave materiale, konkretisht nenin 4 të po këtij ligji që përcakton se:

“Në konfliktin administrativ gjykata kompetente vendos në bazë të kushtetutës dhe ligjeve”, lidhur me nenin 31, paragrafi 1 dhe 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës se:

Kjo normë është në përputhje me garantimin e të drejtave kushtetuese dhe të drejtave të përcaktuara në konventat ndërkombëtare, që të mos ndëshkohet/n qytetari/ët për shkak të një gabimi të hapur dhe t’i pamundësohet e drejta e gjykimit – e drejtë dhe drejta kjo themelore e njeriut”, tha Sylejmani per telegrafin.

Avokati i prokurorit Shqipdon Fazliu më tej ka thënë se kanë vlerësuar se “gabimi i hapur nuk ka rrjedh nga mosdija apo lëshimi i afatit nga ne por nga natyra e konsoliduar e kësaj praktike (precedenti) nga Gjykata Kushtetuese, prandaj konsiderojmë se ka qenë e afatshme dhe e ushtruar brenda afatit ligjore”.

Sylejmani ka thënë se presin nga Gjykata Kushtetuese që të vendos në favore të kërkesës të parashtruar nga ana e tyre.

KPK në mbledhjen e 214-të, me votim unanim ka caktuar prokurorin Besim Kelmendi, ushtrues detyre të Kryeprokurorit të Shtetit.

Kjo zgjedhje e Kelmendit ishte bërë pas përfundimit të mandatit kushtetues shtatë (7) vjeçar të Kryeprokurorit të deritanishëm të Shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili ishte emëruar në këtë pozitë më 21 prill 2015.

Më 6 prill, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) votoi unanimisht Blerim Isufajn për këtë pozitë, kurse vendimi për dekretim tani mbetet në duart e presidentes Vjosa Osmani.

Ky proces ka shkaktuar reagime të shumta, ku koalicioni i OJQ-ve: IKD, GLPS dhe Lëvizja FOL, e kanë quajtur të papranueshëm propozimin për emërimin e Isufajt si Kryeprokuror dhe se kanë propozuar që të përsëritet konkursi.

Ndaj këtij procesi kanë reaguar Ambasada Britanike, Ambasada Gjermane dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, duke u shprehur të zhgënjyer me këtë proces.

Presidentja Osmani deri më tani nuk ka vendosur për dekretimin ose jo të prokurorit Blerim Isufaj në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, ndërsa ushtrues i kësaj detyre është Besim Kelmendi.

LAJMI I FUNDIT| Përzgjedhja e Kryeprokurorit kontestohet në Gjykatën Kushtetuese

Gjithashtu lexoni:

Drejtuesit e KFOR-it dhe të NATO-s diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

Pacolli dhe Maqedonci bashkojnë forcat për një Kosovë më të pastër

Shefi i asamblistëve të LVV-së ngre alarmin: KfW po shqyrton tërheqjen nga projekti i zgjerimit të Termokosit

Goditet nga një veturë në Durrës, 62 vjeçari nga Kosova vdes në spital

Kosova News 13/05/2023 13/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Drejtuesit e KFOR-it dhe të NATO-s diskutojnë për sigurinë në Kosovë
21:29 -28/07/2026
Pacolli kërkon përgjegjësi nga Komuna e Prishtinës pas vdekjes së 26-vjeçarit nga rrëzimi i vinçit
20:27 -28/07/2026
Sveçla, pas vizitës në Zubin-Potok: Nuk do të ndalemi deri në gjetjen e trupit të fundit
20:21 -28/07/2026
Pas tragjedisë, Komuna e Prishtinës kërkon respektimin e masave të sigurisë
20:17 -28/07/2026
Instituti i Mjekësisë Ligjore: Mbetjet mortore në Zubin-Potok janë të njerëzve, puna do të vazhdojë
19:41 -28/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?