Sot zhvillohet gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve mes Milanit dhe Interit.
Vëmendja nga e gjithë bota do të jetë në derbin “Della Madonina”, ku nuk mungojnë edhe deklarata nga futbollistë të njohur.
Pak orë para ndeshjes, futbollisti i Galatasarayt, Mauro Icardi ka thumbuar ish-klubin dhe tifozët e Interit.
Ai ka publikuar një fotografi në profilin e tij në Instagram ku ka shkruar:
“Nëse nuk do të shkosh në ferr, mos u kruaj me djallin”.
Ky postim i sulmuesit argjentinas ka nxitur reagimin e shumë tifozëve zikaltër, që për vite me radhë e kanë pasur idhullin e tyre