KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidenti Biden dhe McCarthy pajtohen të vazhdojnë bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit
Botë

Presidenti Biden dhe McCarthy pajtohen të vazhdojnë bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit

KosovaNewss
KosovaNewss 09:55 -10/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe ligjvënësi kryesor republikan u pajtuan të martën për të vazhduar bisedimet që synojnë arritjen e një marrëveshjeje për rritjen e tavanit për borxhin prej 31.4 trilionë dollarësh.

Zyrtarët kanë afat edhe tri javë për të arritur marrëveshje ose vendi do të hyjë në procesin e paprecedentë të falimentimit.

Për një orë e gjysmë, në Zyrën Ovale, demokrati Biden, dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Kevin McCarthy, diskutuan për një marrëveshje të mundshme para afatit të 1 qershorit.

Biden, McCarthy dhe tre liderë të tjerë të lartë të Kongresit amerikan pritet të takohen sërish të premten.

Presidenti amerikan tha se bisedimet ishin produktive dhe duket se ai u ka ofruar republikanëve disa kompromise të mundshme, përfshirë edhe fondet që nuk janë shfrytëzuar për ndihmë për pandeminë, me qëllim që të ulen shpenzimet qeveritare.

Por, ai përsëriti se republikanët duhet ta marrin seriozisht kërcënimin që paraqet një mosarritje e marrëveshjes. Ai nuk e përjashtoi as mundësinë që të përdorë Amendamentin 14 të Kushtetutës amerikane, një amendament që nuk është përdorur më parë dhe mund të cilësohet si veprim antikushtetues.

“Çdonjëri në atë takim e kuptoi rrezikun e falimentimit”, tha Biden, duke shtuar se bisedimet do të vazhdojnë.

McCarthy tha se në takim pati mungesë të përparimit.

“Nuk kam parë asnjë lëvizje të re”, tha ai, duke shtuar se Biden nuk u pajtua që bisedimet të vazhdojnë deri në afatin e fundit.

Ekonomistët kanë paralajmëruar se nëse nuk arrihet marrëveshje dhe shteti shkon në falimentim, atëherë ekonomia amerikane do të futej në një recesion të thellë, që do të destabilizonte sistemin global financiar.

Biden po kërkon nga ligjvënësit që të rrisin tavanin e huamarrjes pa asnjë kusht. McCarthy, partia e të cilit ka shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, tha se ky institucion nuk do të miratojë asnjë marrëveshje që nuk shkurton në mënyrë dramatike shpenzimet për të adresuar rritjen e deficitit buxhetor./REL

Gjithashtu lexoni:

SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasjeve me Evropën

“Po jetojmë kohën më të rrezikshme”, Starmer paralajmëron për një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s

Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së

Kallas bën thirrje për “bisedime më të thella” për raketat dhe rezervat bërthamore të Iranit

Lajm i keq për paqen, Irani ndërpret komunikimin me SHBA-në, bllokohet Hormuzi

KosovaNewss 10/05/2023 10/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Publikohen çmimet, nafta 1.54 €, benzina 1.41 €
09:44 -08/06/2026
Dogana e Kosovës zbulon municion të padeklaruar në bagazhin e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës
09:41 -08/06/2026
Edhe në rigjykim, Murat Dernjani dënohet me 20 vjet burgim për krime kundër njerëzimit
09:39 -08/06/2026
Numërimi drejt fundit/ Vetëm 14 kuti votimi pa u hapur, ja si qëndrojnë partitë
08:50 -08/06/2026
Mot i kthjellët, reshje nga mesi i javës
08:47 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?