Distria Krasniqi do të ketë punë të vështirë në gjysmëfinale të Botërorit. Përballë saj në kategorinë deri 52 kg do të jetë Uta Abe. Por edhe për japonezen do të jetë vështirë.
Krasniqi është kampione olimpike në kategorinë deri 48 kg, ndërsa Abe në kategorinë deri 52 kg.
Abe ka edhe tre tituj të botës dhe po konsiderohet fenomen i xhudos.
Përballjen e kaluar e ka fituar Abe, që nuk di për humbje për kohë të gjatë.
Krasniqi megjithatë pritet të reagojë sot në Doha të Katarit, ku po mbahet Botërori 2023.