Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka realizuar një fitore jo fort të lehtë.
Ajo tashmë është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror të xhudos.
Në xhiron e tretë, Distria e mposhti belgen Amber Ruheul. Por fitorja ndaj saj nuk ishte e lehtë për Distrinë.
Xhudistja kosovare fitoi në kohën shtesë me Ippon. Nuk realizoi hedhje, por Ryheul mori tri dënime.