Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani ka bërë një hap prapa për ta mbrojtur titullin.
Skuadra nga Suhareka u ndal me barazim 1-1 nga Prishtina, në javën e 32-të të Superligës, duke mbetur tre pikë mbrapa Dritës.
Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, pas ndeshjes tha se skuadra e tij nuk ka humbur shpresat për titull, dhe gjithçka mund të ndodh në katër ndeshjet e ardshme.
“Bëmë golin në minuten e fundit, nuk ishte kjo loja. Nuk e di se sa raste kishim, nese do t’i kishim shënuar, do ishim më të qetë. Dy here na vijnë kundërshtarët tek gola dhe na shënojnë gola, sot luajtëm futboll në kuptimin e minutazhit. Gjithsesi ky është futbolli, ne krenohemi me lojen që kemi bërë.
Nuk i kemi humbur shpresat, do shkojmë të luajmë gjithçka për gjithçka në Gjilan, pavaresisht se e dimë se Drita është tre pikë para nesh”, tha Daja për Art Sport.