KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pas 24 vitesh, ngrihet aktakuza e parë për krime të luftës lidhur me masakrën e Reçakut
Siguri

Pas 24 vitesh, ngrihet aktakuza e parë për krime të luftës lidhur me masakrën e Reçakut

Kosova News
Kosova News 15:05 -04/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, aktakuzë në mungesë kundër të pandehurit me inicialet Ç.A, i cili ka kryer krime të luftës kundër popullatës civile në Kosovë gjatë periudhës janar-maj 1999.

Në fakt kjo është aktakuza e parë për rastin e masakrës së Reçakut, të ndodhur në janar të vitit 1999.

Prokurorja e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Habibe Salihu, bazuar në provat dhe dëshmitë e mbledhura, ngarkon të akuzuarin Ç. A (Č.A), me veprën penale për kryerjen e  “krimeve të kundër popullatës civile”.

RTK ka siguruar aktakuzën sipas së cilës, në periudhën janar-maj 1999, duke bashkëvepruar me një grup personash (ende të paidentifikuar), të organizuar e veshur me uniforma policore, paramilitare  e ushtarake, ky person,  me dashje ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare kundër personave civile.

Sipas aktakuzës Ç. A (Č.A), më 15 janar të vitit 1999, në fshatin Reçak, ka shkaktuar vuajtje të mëdha, apo cenim të integritetit trupor ose të shëndetit, frikësim ndaj popullatës civile, vrasje e urdhërim për zhvendosje të popullatës civile.

Në aktakuzë shkruan se i njëjti, në fillim të muajit prill 1999, në bashkëveprim me persona të tjerë kriminalë, në pikën “Kodra e Gështenjave” që ndodhet në pjesën mes Shtimes dhe fshatrave Milapolc, Reçak e Petrovë, bashkë me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe, fillimisht kishin urdhëruar dëbimin e banorëve.

Pas kësaj, ai me të tjerët, ka marrë pjesë në djegien e shtëpive të vëllëzërve R.J, S.J, R.J dhe H.J në Shtime.

Sipas aktakuzës, i akuzuari i njëjtë me 13 e 14 maj 1999, në vendin e quajtur “Lugu i Neshës” në fshatin Petrovë të Shtimes, në bashkëveprim me persona të veshur me uniforma policore e paramilitare serbe, kanë kryer dëbime, vrasje e frikësime të popullatës civile shqiptare.

Ai ngarkohet për vrasjen e H.H, i strehuar në mal bashkë me pjesëtarët e tjerë të familjes së tij, si i dëbuar me forcë nga ushtria e paramilitarët serbë.

Gjithashtu, Ç. A (Č.A), akuzohet se me 15 janar 1999 në fshatin Reçak të Shtimes, në bashkëpunim, ka marrë pjesë në vrasjen e personave civilë shqiptarë që nuk kanë qenë drejtpërdrejtë të përfshirë në konflikt apo luftë.

Kështu, sipas aktakuzës, ai ka marrë pjesë drejtpërdrejtë në vrasjen e shqiptarëve H.B, H.M, S.M, A.M, A.M, S.M, S.H dhe H.M.

Në aktakuzë përshkruhet e gjithë ngjarja, kur i akuzuari ka vrarë civilë shqiptarë edhe nga afërsia.

Aktakuzë ndaj një personi për krime të luftës kundër popullatës civile në Kosovë gjatë periudhës janar-maj 1999

Më poshtë është aktakuza e plotë:

Gjithashtu lexoni:

Radoniqi: Nesër do të fillojë numërimi nëpër QKN

KQZ shpall rezultatet: VV 43,06%, PDK 21,24%, LDK 17,70% dhe AAK 7,07%

Peci: Koalicioni ynë i ka votat e mjaftueshme për formimin e qeverisë

Numërohen mbi 96% të votave, ky është rezultati

Vetëvendosje fton qytetarët: Shihemi në orën 23 në shesh bashkë me Albin Kurtin

Kosova News 04/05/2023 04/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Radoniqi: Nesër do të fillojë numërimi nëpër QKN
22:56 -07/06/2026
KQZ shpall rezultatet: VV 43,06%, PDK 21,24%, LDK 17,70% dhe AAK 7,07%
22:47 -07/06/2026
Peci: Koalicioni ynë i ka votat e mjaftueshme për formimin e qeverisë
22:14 -07/06/2026
Numërohen mbi 96% të votave, ky është rezultati
22:12 -07/06/2026
Kosova e moposht me lehtësi Andorrën
21:59 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?