Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person, i cili dyshohet të ketë kryer ditë më parë një vjedhje të rëndë.
Në fakt arrestimi i të dyshuarit është bërë sot rreth orë 06:00 të mëngjesit në Vushtrri, nga zyrtarët policor të stacionit të Fushë Kosovës,
“Është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë, i cili ka ndodhur në Fushë-Kosovë, me datën 20.04.3023, saktësisht në një shtëpi ku janë vjedhë stoli ari (vlera rreth 20000 euro) dhe janë shkaktuar dëme të tjera materiale”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se personi i dyshuar që është prangosur është E.Xh – 41 vjeç.
“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, është proceduar te zyrtarët e stacionit policor në Vushtrri, pasi ndaj tij, janë aktive dy urdhëresa të gjykatës”, thuhet ndër të tjera në njoftim.


