Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin edhe riga shiu, sidomos pasdite.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7 deri 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14 deri në 17 gradë Celsius.
Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimi.


