Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) përmes një reagimi ka thënë se po përcjell veprimet e Partnerëve Socialë të Qeverisë e të Punëdhënësve, përballë detyrimeve që kanë për ta përmirësuar mirëqenien sociale e ekonomike të të punësuarve në Kosovë.
BSPK është zotuar që do të jetë gardiani i ruajtjes së të drejtave të të punësuarve në Kosovë, dhe se nuk do të tërhiqet nga kërkesat e arsyeshme e të drejta për realizimin e të drejtave të të punësuarve për një infrastrukturë ligjore të drejtë dhe jo diskriminuese.


