KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sondazhi: Shumica e botës kundër udhëheqjes ruse
Botë

Sondazhi: Shumica e botës kundër udhëheqjes ruse

Kosova News
Kosova News 19:35 -29/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sipas një anketimi të kryer nga organizata “Gallup”, 57 për qind e njerëzve në mbarë botën, nuk e mbështesin Moskën. Një sondazh i ri tregon se lufta në Ukrainë ka dëmtuar jo vetëm përpjekjet e Rusisë në vijën e frontit, por edhe reputacionin e vendit në mbarë botën.

Gjetjet e organizatës “Gallup” tregojnë se mbështetja globale për udhëheqjen në Moskë është në pikën më të ulët, që kur grupi filloi me mbledhjen e këtyre të dhënave.

Hulumtimi i organizatës “Gallup” i publikuar ditët e fundit, tregon se sulmi kundër Ukrainës ka dëmtuar imazhin e Rusisë në botë.

Organizata u kërkoi të anketuarve në 137 vende të ndryshme të botës të ndajnë pikëpamjet e tyre mbi udhëheqjen ruse.

“Sondazhi tregoi një rënie të mbështetjes në nivelin më të ulët që kemi hasur, prej momentit kur filluam mbledhjen e këtyre të dhënave. Në nivel global përkrahja për Rusinë ishte në 21 për qind, një nivel më i ulët krahasuar me vitin 2014, kur u aneksua Krimeja. Por gjetja kryesore është një rritje e pashembullt prej 57 për qind e njerëzve në botë që nuk e mbështesin atë”, thotë Julie Ray nga organizata ”Gallup”.

Ashtu sikurse pritej nivelet më të larta të mospajtimit me Rusinë u identifikuan në vendet që e mbështesin Ukrainën.

Në Shtetet e Bashkuara 93 për qind e të anketuarve thanë se nuk i mbështesin veprimet e Moskës; në Kanada 91 për qind; në Poloni 95 për qind ndërsa në Ukrainë 96 për qind nuk i mbështesin veprimet e saj.

Në vitin 2021, 31 për qind e të anketuarve në Amerikën Latine ishin kundër veprimeve të Kremlinit.

Më 2022-in, ky numër arriti në 61 për qind, edhe pse Kosta Rika ishte i vetmi vend në rajon që iu bashkua sanksioneve globale kundër Moskës.

“Në Amerikën Latine, pavarësisht pozicionit të përgjithshëm neutral të udhëheqësve të këtyre vendeve, shohim se popullsia është e zemëruar me Rusinë. Kjo do të thotë se qëndrimet e udhëheqësve në rajon dhe propaganda ruse nuk ka funksionuar me popullatën atje”, thotë David Kramer nga Instituti George W. Bush.

Sondazhi thekson gjithashtu një nivel të lartë shqetësimi nga shumë vende në Evropën Lindore, duke përfshirë ato ish-anëtare të Bashkimit Sovjetik.

“Kazakistani është rast interesant, sepse shohim se mbështetja për udhëheqjen ruse ka rënë nga 55 për qind më 2021, në 29 për qind më 2022-in. Kjo është rënie e madhe dhe një pjesë e saj është reflektim i qëndrimit kundër të Presidentit Tokayev ndaj veprimeve të Rusisë; ai nuk e ka mbështetur sulmin. Në përgjithësi, vendet fqinje me Rusinë janë më të shqetësuara mbi planet dhe synimet e Presidentit rus Putin”, thotë zoti Kramer.

Të anketuarit u pyetën edhe për fuqitë e tjera të mëdha. Mbështetja globale për udhëheqjen amerikane është 41 për qind, atë gjermane 46 për qind, ndërsa atë kineze, 28 për qind.

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 29/04/2023 29/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?