KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pagesa e tatimit në pronë, Tahiri: Pagesa kaq e lartë është e papërballueshme, e pajustifikueshme
Ekonomi

Pagesa e tatimit në pronë, Tahiri: Pagesa kaq e lartë është e papërballueshme, e pajustifikueshme

Kosova News
Kosova News 19:02 -29/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar ndaj Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve lidhur me afatin të cilin kjo ministri e ka përcaktuar për pagesën e tatimit në pronë.

Tahiri përmes një reagimi në Facebook ka thënë se kjo qasje e qeverisë tregon se, siç u shpreh ai, nuk i qajnë hallet e qytetarëve.

“Rikujtimi i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, se data 30 prill, është afati i fundit për pagesën e këstit të tatimit në pronë, me çmimin e papërballueshëm ka vendosur në presion mijëra familje. Qasja se 100 euro do të kompensohen me hyrjen në fuqi të Ligjit të ri për Tatimin në Pronë, tregon se kjo qeveri nuk i kupton hallet e as pamundësitë e qytetarëve”, ka shkruar Tahiri.

Ai i ka bërë thirrje ministrit të diskutojë me urgjencë me komunat për këtë projektligj.

Tahiri gjithashtu është shprehur se pagesa kaq e lartë, sipas tij është e papërballueshme dhe e pajustifikueshme.

“Pagesa kaq e lartë, sot është e papërballueshme, e pajustifikueshme. E nisën me fajësime të komunave, e vazhduan me gënjeshtra e po e mbyllin me presion. Edhe vetë projektligji, ka hasur gjerësisht kundërshtimin e komunave, në vend se të prodhohen zgjidhje, po normohen edhe më tepër rritje”.

“Thërras ministrin të diskutojë me urgjencë me komunat këtë projektligj, ta sjell në Kuvend, e të ndalë presionin e ndëshkimeve në këtë kohë të çmimeve të papërballueshme. Të shihen zgjidhje për zgjerim të grumbullimit të tatimit. Sepse nuk mund t’u rëndohet barra atyre që po paguajnë plot fatura të dështimeve të institucioneve”, është shprehur Tahiri.

Falja e 100 eurove të tatimit në pronë, edhe për ata që kanë bërë pagesën
Vetëm edhe nesër afat për pagesën e tatimit në pronë, gjoba e interes për ata që s’paguajnë

Gjithashtu lexoni:

Rikhehet në funksion A4-shi, pas riparimit vjetor

Nafta shtrenjtohet për 2 cent, publikohen çmimet e reja të derivateve

ATK paralajmëron pronarët: Deklaroni të ardhurat nga qiraja ose përballuni me gjoba dhe masa ligjore

Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026

Ky është çmimi i naftës për sot

Kosova News 29/04/2023 29/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Dënohet me 24 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në Zllakuqan pas mosmarrëveshjes së fëmijëve
10:07 -15/07/2026
Rrokullisja me traktor ia mori jetën, policia jep detaje mbi aksidentin fatal në Klinë
09:46 -15/07/2026
Çmimi i derivateve të naftës në Kosovë
09:25 -15/07/2026
Rama, Serbisë: Nuk ekziston më diçka që quhet Kosova dhe Metohia, ekziston Republika e Kosovës
09:03 -15/07/2026
Tentoi të vrasë katër persona në Deçan, ngrihet aktakuza ndaj të dyshuarit
08:44 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?