KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » I akuzuari për rrjedhjen e informacioneve të Pentagonit donte të vriste “shumë njerëz”
Botë

I akuzuari për rrjedhjen e informacioneve të Pentagonit donte të vriste “shumë njerëz”

Kosova News
Kosova News 23:26 -27/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Një gjykatës ka shtyrë marrjen e vendimit nëse anëtari i Gardës Kombëtare Ajrore në Masaçusets, i akuzuar për nxjerrjen e informacioneve ushtarake shumë të klasifikuara, duhet të mbahet në burg deri në gjykimin e tij. Anëtari i Gardës Kombëtare Ajrore në Masaçusets, mbante një arsenal armësh dhe fliste për “dhunë dhe vrasje” në një platformë të mediave sociale dhe se ai do të donte të vriste “shumë njerëz”, thanë prokurorët duke argumentuar të enjten se 21-vjeçari Jack Teixeira duhet të qëndrojë në burg deri në gjykimin e tij.

Por gjyqtari në seancën e paraburgimit të të akuzuarit Teixeira shtyu një vendim të menjëhershëm nëse ai duhet të mbahet në paraburgim ose të lirohet në izolim në shtëpi apo në kushte të tjera. Teixeira u largua nga gjykata me pranga, në pritje të vendimit.

Dokumentat gjyqësore ngrenë pyetje të reja se përse Teixeira kishte një leje kaq të lartë sigurie dhe qasje në disa nga sekretet më të klasifikuara të vendit. Ata thanë se ai mund të ketë ende materiale që nuk janë publikuar, të cilat mund të jenë me “vlerë të jashtëzakonshme për shtetet armiqësore që mund t’i ofrojnë atij një vend të sigurt dhe të përpiqen të lehtësojnë arratisjen e tij nga Shtetet e Bashkuara”.

Në seancën e paraburgimit të Teixeira-s, gjykatësi i magjistraturës David Hennessy shprehu skepticizëm për argumentet e mbrojtjes se qeveria nuk ka treguar ndonjëherë se Teixeira synonte që informacionet e rrjedhura të shpërndaheshin gjerësisht.

“Dikush nën moshën 30-vjeçare nuk e ka idenë se kur vendos diçka në internet, ajo mund të përfundojë kudo në këtë botë?” pyeti gjyqtari. “Seriozisht?”

Një mundësi është që gjykatësi mund të urdhërojë që Teixeira të mbyllet në shtëpinë e babait të tij ndërsa pret gjykimin, nëse nuk mbahet në burg. Në pyetje në seancë, babai i tij, Jack Michael Teixeira, tha se ishte i vetëdijshëm se nëse djali i tij do të shkelte kushtet e lirimit ose të izolimit në shtëpi, ai do të duhej ta raportonte atë. Michael Teixeira tha se ai zotëron armë zjarri, por nuk ka më asnjë në shtëpinë e tij.

Dokumentet e gjykatës që i kërkonin një gjyqtari federal të mbante Teixeiras në paraburgim detajonin një histori shqetësuese që nga shkolla e mesme, ku ai u pezullua kur një shok klase e dëgjoi duke diskutuar për një kokteje molotovi dhe armësh të tjera, si dhe kërcënime racore. Kohët e fundit, prokurorët thanë, ai përdori kompjuterin e tij të qeverisë për të hulumtuar të shtënat masive dhe përplasjet me agjentët federalë.

Ai mbetet një kërcënim i rëndë për sigurinë kombëtare dhe një rrezik fluturimi, shkruan prokurorët. Hetuesit janë ende duke u përpjekur të përcaktojnë nëse ai ka mbajtur ndonjë kopje fizike apo dixhitale të informacionit të klasifikuar, duke përfshirë dosjet që nuk janë shfaqur tashmë publikisht.

Deklarata e paraqitur në gjykatë pretendon gjithashtu se Jack Teixeira u diktua më 6 prill – ditën kur gazeta New York Times publikoi për herë të parë një shkrim në lidhje me rrjedhjen e dokumentave – duke kërkuar për fjalën “rrjedhje” në një sistem të klasifikuar. FBI-ja thotë se kjo linte të kuptonte se Teixeira po përpiqej të gjente informacion mbi hetimin për gjetjen e përgjegjësisë për rrjedhjet/VOA

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 27/04/2023 27/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?