Policia e Kosovës njoftoi se një grua është shfrytëzuar seksualisht nga disa persona të panjohur në Ferizaj, ndërsa viktima më pas ka mbetur shtatzënë.
Rastin në Polici e ka raportuar të dielën një grua, derisa në njoftim u tha se viktima është dërguar në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore po i kryejnë procedurat hetimore.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktimën kosovare persona të panjohur e kanë shfrytëzuar seksualisht, dhe e njëjta ka mbetur shtatzënë. Viktima është dërguar në QKUK-në repartin e gjinekologjisë për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke kryer procedurat hetimore”, thuhet në njoftim.
Rasti është iniciuar si “dhunim”.


