KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Britania do të fundoset”, Rusia: Premtimi i NATO-s për aneksimin e Ukrainës, i rrezikshëm
Botë

“Britania do të fundoset”, Rusia: Premtimi i NATO-s për aneksimin e Ukrainës, i rrezikshëm

Kosova News
Kosova News 19:09 -22/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Rusia kërcënon NATO-n pas garancisë që i dha Ukrainës për anëtarësimin në aleancë. Një zëdhënës i ministrisë së jashtme në Moskë tha se deklaratat e sekretarit të përgjithshëm, Jens Stoltenberg, janë të rrezikshme për sigurinë europiane.

Zyrtari shtoi se NATO dëshiron të mposhtë Rusinë dhe të mbajë Ukrainën të motivuar në betejë duke i premtuar anëtarësimin pas përfundimit të luftës.

Zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurisë në Rusi, Dmitry Medvedev, shënjestrën e drejtoi nga Londra.

“Mbretëria e Bashkuar ishte, është dhe do të jetë armiku ynë i përjetshëm. Kështu do të jetë, derisa ishulli i tyre i pacipë dhe i lagësht e i neveritshëm të zhytet në thellësi të detit nga vala e krijuar nga sistemet më të fundit të armëve ruse”, kërcënoi miku më i ngushtë i presidentit Putin.

Sakaq, në Ukrainë vijon lufta me një intensitet të shtuar. Mbi 53 sulme ruse janë shmangur në 24 orët e fundit, njofton Kievi, bashkë me konfirmimin se që nga 24 shkurti i kaluar kanë humbur jetën 470 fëmijë.

Autoritetet ukrainase japin alarmin se 7 njësi detare të Marinës së Rusisë janë aktualisht të gatshme për luftë në Detin e Zi, përfshirë dy nëndetëse të armatosura me raketa të lloji Kalibr.

“Situata paraqitet tepër e vështirë”, konfirmon qendra operative në jug të Kievit.

Ndërkohë, presidenti Volodymyr Zelensky nënshkroi një ligj “për emrat gjeografikë” në lidhje me toponimet dhe përdorimin e emrave gjeografikë në qytetet e Ukrainës.

Ligji ndalon dhënien e emrave të vendeve që simbolizojnë ose lavdërojnë ose përkujtojnë Rusinë, si dhe data, ngjarje dhe personalitete që kanë kryer agresion kundër Ukrainës ose një vendi tjetër, ose që kujtojnë politikat dhe praktikat totalitare në lidhje me persekutimin për kritikimin e Regjimi totalitar sovjetik dhe regjimet ruse.

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 22/04/2023 22/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet
21:00 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?