KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » SHBA-ja pret që Suedia të anëtarësohet në NATO së shpejti
Botë

SHBA-ja pret që Suedia të anëtarësohet në NATO së shpejti

KosovaNewss
KosovaNewss 21:25 -21/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se pret që Suedia t’i bashkohet NATO-s së shpejti.

Duke folur në një takim me aleatët kryesorë perëndimorë në bazën ajrore amerikane, Ramstein, në Gjermani, Austin tha: “Po vërej se Finlanda, e cila ka marrë pjesë tash e sa kohë në këtë grup kontakti, është sot këtu si aleate e re e NATO-s. Presim që Suedia ta pasojë së shpejti”.

“Ne do të vazhdojmë ta kërkojmë pranimin tuaj të shpejtë në NATO dhe do të punojmë shumë për ta arritur këtë përpara verës”, tha Austin duke iu drejtuar homologut suedez, Pal Jonson.

“Mendoj se kjo, vërtet, është shumë e rëndësishme”, tha ai.

- Reklamë -

Suedia ka aplikuar për anëtarësim në NATO në maj të vitit 2022, së bashku me Finlandën.

Ky hap është bërë pak muaj pasi Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës.

Finlanda është bërë zyrtarisht anëtare e NATO-s më 4 prill, pasi të gjitha vendet anëtare kanë rënë dakord për pranimin e këtij vendi, por Suedia ende pret ratifikimin nga Turqia dhe Hungaria.

Udhëheqja turke vazhdon ta akuzojë Suedinë për mungesë angazhimi kundër “organizatave terroriste” – veçanërisht kundër Partisë së ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit.

Budapesti, nga ana tjetër, ka shfaqur zemërim me kritikat e Suedisë për sundimin e ligjit dhe korrupsionin në Hungari.

Uashingtoni ka inkurajuar aleatët e NATO-s, Turqinë dhe Hungarinë, që ta ratifikojnë pranimin e Suedisë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Gjithashtu lexoni:

SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasjeve me Evropën

“Po jetojmë kohën më të rrezikshme”, Starmer paralajmëron për një sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s

Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së

Kallas bën thirrje për “bisedime më të thella” për raketat dhe rezervat bërthamore të Iranit

Lajm i keq për paqen, Irani ndërpret komunikimin me SHBA-në, bllokohet Hormuzi

KosovaNewss 21/04/2023 21/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

KQZ-ja sqaron rastin e raportuar në New York: Shënimet nuk ishin vendosur në derën e Konsullatës së Kosovës
20:37 -06/06/2026
Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve
18:29 -06/06/2026
Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje
18:26 -06/06/2026
Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në
17:51 -06/06/2026
Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde
16:44 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?