Pas akuzave të shumta që shfaqën partitë opozitare duke fol për arrestimin e djeshëm të drejtorit të KEK-ut, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, u ka kthyer përgjigje.
Ai ka thënë se raportet e fundit që monitorojnë sistemin e drejtësisë flasin me shqetësim për gjendjen e rëndë të drejtorit të arrestuar.
Në këtë rast, Rrustemi ka potencuar se organi i akuzës (Prokuroria) tani nuk trajton qindra dosje të dorëzuara nga ministritë për keqpërdorimin e miliona eurove.
Ai ka thënë se 16 barrikada në veri dhe qindra lëndë të dorëzuara nga Qeveria aktuale nuk kanë rezultuar me asnjë arrestim.
“Edhe bordi i KEK-ut ka dorëzuara disa lëndë në Prokurori, por nuk ka asnjë lëvizje. Vetëm një kontratë mes Telekomit dhe Z-Mobile i ka shkaktuar kompanisë shtetërore 100 milionë euro humbje komerciale, 40 milionë euro janë plaçkitur nga një proces arbitrazhi i montuar nga kjo kontratë”, ka thënë ai.
Rrustemi ka thënë se drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi nuk ka rëndësi se a është nga LVV-ja apo jo.
Sipas tij, ai është një nga profesionistët e Kosovës.
Ai ka thënë se përpjekja e opozitës për ta paraqitur LVV-në si vetën është e dështuar.