KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bislimi dhe Murati përfunduan takimet pranverore të Bankës Botërore dhe FMN-së, ZKM jep detaje
Politikë

Bislimi dhe Murati përfunduan takimet pranverore të Bankës Botërore dhe FMN-së, ZKM jep detaje

Kosova News
Kosova News 16:00 -17/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjatë qëndrimit në Uashington për takimet pranverore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi së bashku me Ministrin e Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati, u pritën nga përfaqësues të lartë të të dyja institucioneve financiare.

Në kuadër të takimeve me Bankën Botërore, Zëvendëskryeministri Bislimi dhe Ministri Murati u takuan me Shefen Menaxhuese të Operimeve, znj. Anna Bjerde dhe Zëvendës Shefen për Evropë të Bankës Botërore, znj. Antonella Bassani. Diskutimet përgjatë takimeve u fokusuan rreth situatës ekonomike globale e asaj vendore. Një theks i veçantë iu dha planit zhvillimor të Qeverisë së Kosovës, si dhe projekteve aktuale dhe të mundshme me Bankën Botërore mbi investime infrastrukturore që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Zëvendëskryeministri Bislimi dhe Ministri Murati gjithashtu takuan Zëvendës Shefin Menaxhues të FMN-së, z. Bo Li dhe Shefin e FMN-së për Evropë, z. Alfred Kammer.

Kosova do të jetë shteti i parë në Evropë që do të përfitojë nga instrumenti më i ri i FMN-së për qëndrueshmëri, i ashtuquajturi “Resilience and Sustainability Trust”. Ky lajm vjen pas negociatave të Qeverisë me FMN-në gjatë vizitës së FMN-së në muajin mars në Kosovë.

Programi i ri i FMN-së në Kosovë përfshin vënien në dispozicion të deri në 260 milionë euro, prej të cilave 100 milionë euro do të jenë në formë të mbështetjes buxhetore, ndërsa 80 milionë euro do të vihen në dispozicion për investime në ndërtimin e kapaciteteve të reja të energjisë me erë dhe diellore, me mundësi zgjerimi edhe për 80 milionë euro të tjera.

Takimet pranverore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar mbledhin së bashku ministra të financave dhe ekonomisë, parlamentarë, akademikë, si dhe përfaqësues të bankave qendrore, sektorit privat dhe shoqërisë civile për të diskutuar çështjet me interes global në fushën e zhvillimit ekonomik.​

Gjithashtu lexoni:

Vazhdon numërimi i votave me postë, KQZ përditëson të dhënat e fundit

​Baraliu: LVV-ja fiton 53 mandate, modeli D’Hondt e favorizon

Ekzekutohen sot 100 eurot e sektorit privat, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

Shqipëri: Vdes kosovari që u godit në “Rrugën e Kombit”, edhe shoferja e dyshuar është nga Kosova

80 kuti të votave me postë të numëruara, VV e para me mbi 69%

Kosova News 17/04/2023 17/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Ish-ministri Shala dënohet me dy vjet burgim për konflikt interesi
13:48 -15/06/2026
Vazhdon numërimi i votave me postë, KQZ përditëson të dhënat e fundit
13:10 -15/06/2026
Pas marrëveshjes me SHBA, Irani i kërkon Izraelit të ndalojë plotësisht ofensivën në Liban
13:03 -15/06/2026
Bisedimet bërthamore me Iranin pritet të jenë “çështja kyçe” në vijim, paralajmëron ish-zyrtari amerikan
13:00 -15/06/2026
Franca njofton sanksione në të gjithë BE-në ndaj 54 subjekteve për shkak të flotës në hije të Rusisë
12:57 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?