KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Si ndikon agjërimi në shëndetin e njeriut? Flet dietologia Vala Pupovci
Shëndetësi

Si ndikon agjërimi në shëndetin e njeriut? Flet dietologia Vala Pupovci

Kosova News
Kosova News 12:28 -15/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Që nga data 23 mars, besimtarët myslimanë janë duke agjëruar, duke kryer kështu njërën nga pesë shtyllat kryesore të fesë islame. Agjërimi që fillon para lindjes së diellit deri në perëndim zgjat diku nga 12 deri në 18 orë, në varësi të vendit ku jetoni.

Agjërimi ka përftime të shumta, e po ashtu ndikon pozitivisht edhe në shëndetin e njeriut, thekson dietologia/nutricionistja Vala Pupovci.

Pupovci në një intervistë për Telegrafi ka treguar se çfarë përfitimesh ka njeriu nga agjërimi.

“Agjërimi ndikon pozitivisht në shëndetin e njeriut, edhe paraqet përparësi të ndryshme shëndetësore dhe kjo faktikisht po vërehet edhe prej faktit që njerëzit po preferojnë me praktiku agjërimin e ndërprerë edhe jashtë ramazanit. Përparësitë shëndetësore që i ofron agjërimi janë për shkak të autofagjisë që ndodhë në momentin kur nuk konsumojmë ushqim për më shumë se 12 orë edhe gjatë autofagjisë bëhet njëfarë riciklim i qelizave të dëmtuara dhe kjo ndihmon në tejkalimin e sëmundjeve të ndryshme siç janë p.sh sëmundjet e zemrës, diabeti, por edhe sëmundjet tjera që ndërlidhen me arteritin, apo çfarë do sëmundje inflamatore”, potencoi ajo.

Duke folur për ushqimet e shëndetshme dhe mënyrës se si ushqehemi, Pupovci tha se tashmë gjeneratat e reja i kushtojnë më shumë rëndësi ushqimeve të shëndetshme.

“Mendoj që varet si shoqëri nuk është se nuk i kushtojmë shumë rendësi ushqimit, e kemi edhe traditën, që janë brumërat, por kemi dhe gjellëra që kanë përbërës bazë shumë të shëndetshëm. Gjeneratat e reja i kushtojnë më shumë rëndësi”, u shpreh ajo.

Sa i përket ushqimeve tradicionale, ku në mesin e tyre janë edhe brumërat, Pupovci tha se nuk duhet tepruar me konsumimin e tyre.

“Brumërat nuk është se ndikojnë mirë në organizëm, por jo edhe aq keq. E kanë rëndësinë e vet, por është fakt që e kanë nivelin e lartë të yndyrës. Konsumimi i vetëm brumërave nuk është i preferushëm, por nëse konsumojmë edhe ushqime tjera me fibra e proteina atëherë është në rregull. Nuk është mirë me u tejkalu masa mbi dy herë ne javë me brumëra”, theksoi ajo.

Gjithashtu, ajo për agjëruesit tregoi se me çfarë ushqimesh duhet filluar iftarin.

“Në momentin kur hapet agjërimi është traditë me u hap me hurma dhe ujë. Kjo është për shkak se nuk kemi konsumu pije tërë ditën, dhe uji është një hidratues i mirë, ndërsa hurmat të japin një energji të shpejtë. Është mirë me fillu me supë, pastaj me pjatën me gjellë që duhet të jetë e balancuara, gjysma pjatës duhet të jetë me perime”.

Pupovci tha se nga koha iftarit e deri në syfyr, qytetarët agjëruesit duhet të marrin tri vakte, dhe se mundësi e mirë është që gjatë kësaj kohe të marrin fruta, ndërkaq sa i përket syfyrit ajo tha se agjëruesit duhet të kenë kujdes se me çka ushqehen.

“Për syfyr i përmendi tre kompetentë, shujtë që duhet mbajtur njerëzit e ngopur, duhet të kenë proteina, veza është opsion i mirë, qumështi, kosi,  buka e zezë, tërshëra… Mirë është me i ik ushqimeve që kanë shumë kripë në syfyr”, theksoi ajo.

Në fund të intervistës, nutricioniste Pupovci tha se qytetarët duhet të mundohen të ushqehen sa më shëndetshëm dhe të marrin vlerat ushqyese që janë të nevojshme, ushqimet e pasura me proteina dhe fibra. /Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 15/04/2023 15/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Detaje nga arrestimi i të miturit për sulmin me thikë në Ferizaj: Plagosi një polic në qafë dhe i hodhi vetes benzinë në trup
14:23 -10/07/2026
Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm
14:05 -10/07/2026
MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor
13:20 -10/07/2026
Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut
12:59 -10/07/2026
ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren
12:27 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?