Njësitet policore e kanë ndaluar një shofer për mos respektim të kufizimit të shpejtësisë në autostradë.
Në një njoftim për medie thuhet se Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 130 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 192 km/h.
Bëhet e ditur se për këtë kundërvajtje i njëjti është gjobitur me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.




