KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Verifikimit të Fakteve
Lajme

Kurti merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Verifikimit të Fakteve

KosovaNewss
KosovaNewss 20:30 -30/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Verifikimit të Fakteve.

Fjalën e tij kryeministri e nisi me krahasimin ndërepokal siç e quajti ai, për të krijuar një përfytyrim se sa shumë kanë ndryshuar mënyrat e përcjelljes së lajmeve nga vendi i ngjarjes deri te publiku. “Në jetën politike bashkëkohore, asgjë nuk e ka ngjeshur më shumë diskursin publik, se sa përshpejtimi gati frenetik i qarkullimit të lajmeve dhe informacioneve. Nëse vetëm një shekull më parë, njerëzit shkonin në kinema për të parë kronikat filmike shtetërore të gjiruara në frontet e luftës ditë më parë, sot njerëzit mund t’i ndjekin edhe në kohë reale luftimet nga frontet në Ukrainë, përmes transmetimeve live”, tha kryeministri.

Duke kujtuar zhvillimin e hovshëm teknologjik, Kurti tha se raporti semiologjik mes dhënësit të mesazhit, pra mediave dhe marrësit të tij, publikut, ishte raport i njëkahshëm dhe shumë i qartë. Por kur ky raport u përmbys nga shpikjet teknologjike dhe masivizimi i tyre, rolet u bënë të anasjellta. Figura e gazetarit dhe ajo e publikut, u ndërkëmbyen mes tyre duke krijuar një raport të ri, ku edhe publiku mund të raportonte dhe të bënte gazetarin, e ku gazetari mund ta gjente veten në pozicionin e publikut përballë publikut të tij tradicional, që nga burim informacioni ishte kthyer në transmetues të drejtpërdrejtë të tij. 

Kurti tha se ndjehet i gëzuar të shoh që në Kosovë po organizohen të tilla takime për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Verifikimit të Fakteve, e fiksuar në datën 2 prill. Sepse me sa duket, në kohën tonë, shprehja e vjetër gjermane, “Beso dhe verifiko”, ka nevojë për një verifikim po ashtu, nga “Beso dhe verifiko” në “Verifiko dhe beso”!        

- Reklamë -

“Sa herë që flitet për të drejtën për të raportuar lirshëm, më vjen mirë të pohoj se jam në krye të qeverisë së një vendi ku liria e mediave është shembull për vendet e rajonit dhe më gjerë, siç pohohet edhe në raportet ndërkombëtare”, tha Kurti dhe shtoi se Kosova është shembull për fjalën e lirë dhe zhvillimet progresiste për lirinë e mediave.

Gjithashtu lexoni:

Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigurisë

U përfshi disa herë nga zjarri, Ministria e Drejtësisë ndan mjetet për renovimin e IML-së

Kurti: Jemi në dispozicion të plotë për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Prezantohet ecuria e hartimit të masterplanit për kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

Qytetari i dorëzon policisë telefonin dhe kuletën e gjetur në rrugë

KosovaNewss 30/03/2023 30/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
14° _ 13°
89%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
23 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C
Tue
24 °C

Lajmet e Fundit

Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë, Kurti premton investime të shumta në tërë Kosovën
22:44 -04/06/2026
Haxhiu në mbështetje të dr. Metë Shatrit: Studentët dhe rinia mbeten prioritet i qeverisjes sonë
22:36 -04/06/2026
UP-ja nënshkruan memorandum mirëkuptimi me CIHEAM Montpellier dhe CIHEAM Zaragosa
21:16 -04/06/2026
Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së
21:03 -04/06/2026
Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend
20:19 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?