Policia e Kosovës njofton se një person ka raportuar se dy veturat e tij me targa serbe janë përfshirë nga zjarri, të cilin ai kishte arritur ta lokalizojë.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën, në Leshak të Leppsaviqit dhe është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy veturat e tij me targa civile të shtetit të Serbisë janë përfshi nga zjarri dhe i njëjti ka arrit që ta lokalizoj zjarrin. Në vendin e ngjarjes është gjetur një shishe me derivate (benzinë) me të cilën dyshohet se persona të panjohur ia kanë vënë flakën veturave”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se rasti është nën hetime.


