KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Eksponentët e politikës vazhdojnë punësimet – Vajza e Hajredin Kuqit punësohet në BQK
Politikë

Eksponentët e politikës vazhdojnë punësimet – Vajza e Hajredin Kuqit punësohet në BQK

Kosova News
Kosova News 14:21 -20/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) vazhdon të mbetet “mollë e ndaluar” për punësim të  qytetarëve të thjeshtë. Ky institucion historikisht i ka punësuar vetëm të afërmit e “të fortëve” politikanë.

Javën e kaluar në këtë institucion me shumë rëndësi për nga benefitet është punësuar vajza e ish-kryeministrit Hajredin Kuqi, Argonë Kuqi në departamentin ligjor të këtij institucioni.

Siç raporton “IndeksOnline” Kuqi është përzgjedhur si kandidatja më e suksesshme.

Ditë më parë ky medium ka raportuar për punësimin e Lumbardh Bunjakut, vëllain e deputetes së LDK-së , Valentina Bunjaku-Rexhepi.

Nga portali thuhet se përkundër përpjekjeve për të marrë një prononcim nga ish- zëvendëskryeministri Kuqi, për ndikimin e tij në këtë proces, ai nuk është lajmëruar në telefon.

Për punësimet e personaliteteve të “fuqishme” në BQK tashmë auditori është duke e trajtuar këtë çështje dhe këtë e ka bërë të ditur një burim brenda këtij institucioni.

Nga BQK-ja nuk kanë kthyer përgjigje për punësimin e vajzës së Hajredin Kuqit.

Në një reagim nga BQK-ja kanë thënë se procesi i rekrutimit në BQK është i rregulluar me aktet juridike të brendshme të BQK-së.

“Bazuar në këto akt juridike, shpallen konkurset për pozita të caktuara, sipas të cilave akte themelohet Komisioni ad-hoc për zhvillimin e procedurave të rekrutimit, i cili komision është përgjegjës dhe i pavarur në kryerjen e detyrave lidhur me procesin e rekrutimit”, thuhet në reagimin e BQK-së.

Po ashtu në këtë reagim ata kanë sqaruar se s’ka ndonjë dispozitë ligjore që i ndalon punësimet e vëllezërve apo motrave të politikanëve.

“Gjithashtu, më lejoni të ju informoj se nuk ka ndonjë dispozitë ligjore, e cila e obligon BQK-në që me rastin e aplikimit apo përzgjedhjes së një kandidati në një pozitë të lirë pune në BQK të kërkoj nga ai/ajo të deklarohet se kënd e ka vëlla apo motër, në çfarë pozitash i ka të punësuar vëllezërit apo motrat, apo të ndërmarrim veprime për të vërtetuar një gjë të tillë”, thuhet në reagim.

Gjithashtu lexoni:

Ahmeti: Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës s’duhet të trajtohet si mjet pazari

Rexhepi: Patjetër duhet të respektohet presidentja

Kusari-Lila: Besoj se Kurti do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Osmanit

Zgjidhja e ngërçit, Memli merr shembullin e demokratëve në ShBA

Ministria e Ekonomisë mbyll kompaninë paralele të ujësjellësit në Mitrovicën e Veriut

Kosova News 20/03/2023 20/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
overcast clouds
10° _ 8°
84%
2 km/h
Tue
18 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
11 °C
Sat
13 °C

Lajmet e Fundit

Ahmeti: Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës s’duhet të trajtohet si mjet pazari
13:03 -13/05/2025
Anulohet konferenca e Trëndafilovës, përfundon protesta e veteranëve
12:46 -13/05/2025
OVL e UÇK-së dhe aktivistët e PSD-së protestojnë me mjete piroteknike kundër vizitës së Ekaterina Trendafilovas
12:28 -13/05/2025
Vazhdon beteja ligjore, tani PSG padit Mbappen dhe i kërkon 98 milionë euro
12:22 -13/05/2025
Sonte Shqipëria në Eurovizion me Shkodra Elektronike
12:14 -13/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?