KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bushati: Refuzimi për nënshkrim nuk dëshmon përkushtim – Kosova ndihmoi që partnerët të kuptojnë se kanë mendime të gabuara për Serbinë
Politikë

Bushati: Refuzimi për nënshkrim nuk dëshmon përkushtim – Kosova ndihmoi që partnerët të kuptojnë se kanë mendime të gabuara për Serbinë

Kosova News
Kosova News 12:12 -19/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish- ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar pasi Kosova dhe Serbia të shtunën me 18 mars kanë arritur dakordim për implementimin e Propozimit evropian për normalizimin e raporteve.

Ai ka thënë se refuzimi i Serbisë për ta nënshkruar këtë marrëveshje nuk dëshmon përkushtim të njimendtë në këtë proces, ndërsa shton se Kosova dëshmoi vullnetin për t’i nënshkruar të dy dokumentet.

Në këtë mënyrë, Bushati thotë se Kosova i ndihmoi partnerët ndërkombëtarë që “gabimisht mendojnë se përkëdheljet ndaj Serbisë dhe jo rrethimi i saj nga histori suksesi, është rruga e shkëputjes së saj nga Rusia”.

“Takimi i Ohrit mes Kosovës e Serbisë i ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian përfundoi me miratimin e planit të zbatimit të marrëveshjes të rënë dakord më 27 Shkurt. E përbashkëta e të dy dokumenteve është mungesa e nënshkrimit të tyre. Refuzimi i Serbisë për të nënshkruar nuk dëshmon përkushtim të njimendtë në këtë proces. Krejt ndryshe u soll Kosova duke dëshmuar vullnetin e saj për të nënshkruar të dy dokumentet. Në këtë mënyrë, Kosova ndihmoi edhe partnerët ndërkombëtar që gabimisht mendojnë se përkëdheljet ndaj Serbisë dhe jo rrethimi i saj nga histori suksesi, është rruga e shkëputjes së saj nga Rusia”, ka shkruar Bushati.

Dakordimi që angazhimet e të dy palëve në këtë proces të trupëzohen në rrugën e tyre drejt BE-së, Bushati vlerëson se do të krijojë sinergji më të mirë mes procesit të dialogut dhe procesit të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE .

“Përkundër pritshmërive, plani i zbatimit është edhe më i shkurtër se vetë marrëveshja dhe pa shumë detaje, siç ndodh zakonisht në të tillë dokumente. Mirëpo, në Ohër u ra dakord që angazhimet e palëve në këtë proces të trupëzohen në rrugën e tyre drejt BE-së, çka pritet të krijojë një sinergji më të mirë mes procesit të dialogut dhe procesit të anëtarësimit në BE të Kosovës dhe Serbisë.  Pas mbështetjes unanime të shteteve anëtare të Marrëveshjes së 27 Shkurtit, Plani franko-gjerman zyrtarisht u transformua në një Plan Europian, me mbështetjen edhe të SHBA-ve. Kësisoj, BE-ja nuk është më vetëm në pozicionin e ndërmjetësuesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe e përfshirë drejtpërdrejt në zbatimin e angazhimeve. Proces ky i ndërlidhur me anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në BE.”

Bushati ka shkruar se me pozicionimin e ri, BE e ka mundësinë e artë që ta përfundojë procesin e shtetësisë së Kosovës, europianizimin e Serbisë dhe anëtarësimin e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Sipas tij, mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur agresionit rus në Ukrainë, është përmbyllja e pasojave të luftërave në ish-Jugosllavi dhe konsolidimi i projektit europian në një hapësirë gjeografike, që rrethohet nga shtete anëtare të BE-së.

“Nëse në të shkuarën BE-ja ka treguar në jo pak raste mungesë besueshmërie, duke mos iu përmbajtur zotimeve të saj përkundrejt shteteve të rajonit, me këtë pozicionim të ri BE-ja ka mundësinë e artë për të përfunduar procesin e shtetësisë së Kosovës, europianizimin e Serbisë dhe anëtarësimin e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, sa më shpejt që të jetë e mundur. Mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur agresionit rus në lindje të kontinentit është përmbyllja e pasojave të luftrave në ish Jugosllavi dhe konsolidimi i projektit europian në një hapësirë gjeografike, që rrethohet nga shtete anëtare të BE-së, siç është Ballkani Perëndimor”, ka shkruar Bushati në Facebook.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Për herë të parë brenda 37 vjetësh, LDK-ja mblidhet për të rrëzuar

Ahmeti: Shkarkimi i Abdixhikut, në të mirë të LDK-së dhe të vendit

Quni: Besoj se Abdixhiku do të vazhdojë të jetë kryetar i LDK-së

Zemaj: Pres shkarkimin e Abdixhikut

Nis të hënën regjistrimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës

Kosova News 19/03/2023 19/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
69%
1 km/h
Thu
33 °C
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
35 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Stones i bashkohet Interit
20:43 -30/07/2026
Arrestohen tre persona të dyshuar për mashtrim e falsifikim të dokumenteve
20:03 -30/07/2026
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në objekte ndërtimi në Podujevë, Shtime dhe Ferizaj
18:56 -30/07/2026
Abdixhiku: Për herë të parë brenda 37 vjetësh, LDK-ja mblidhet për të rrëzuar
18:51 -30/07/2026
Ahmeti: Shkarkimi i Abdixhikut, në të mirë të LDK-së dhe të vendit
18:25 -30/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?